Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çrregullimet normale të shtatzënisë 3

Urinim i shpeshtë (pollakiuria)

Urinimi i shpeshtë, është një nga ankesat më të zakonshme të tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë

Urinimi i shpeshtë në shtatzënisë, ndodh nga influenca e disa faktorëve që kombinohen me njëra tjetrën. Rritja e sasive të konsumit të lëngjeve, rritja e nivelit të hormonit të progesteronit që liron muskulaturën e vezikës urinare, rritja e qarkullimit të gjakut në bark që influencon në punën e veshkave si dhe shtypja që ndodh mbi vezikën urinëre për shkak të rritjes së fetusit, janë faktorët kryesore të urinimit të shpeshtë apo edhe ndjenjës për urinim.

Urinimi i shpeshtë, është një nga ankesat më të zakonshme të tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë, dhe në shumë raste ai ndodh i pavullnetshëm kur shtrëbgohet muskulatura e barkut, gjatë kollitjes apo tështitjes

Kur urinimi i shpeshtë është shoqëruar me simptoma të tjera, të tilla si dhimbje dhe/ose djegie gjatë urinimit, mund të tregojë se është i pranishëm një cistit ose inflamacion të fshikzës. Dyshimi për këtë diagnozë, duhet të vërtetohet me një ekzaminim të urinës komplet dhe urokulturë. Trajtimi bazohet në rezultatin e antibiogramës.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së urinimit të shpeshtë?

• Urinimi i shpeshtë, nëse konsiderohet si proçes fiziologjik, nuk është domosdoshmëri të trajtohet me medikamente mjeksore.

• Në rastin e pranisë së cistitit, rekomandohet të merren sa më shumë lëngje.

• Duhen mbajtur veshje intime të lirshme, të pambukta dhe të hekurosura me hekur të nxehtë, dhe duhen shmangur veshjet intime të shtrënguara.

• Duhet të zbrazet sa më shpesh të jetë e mundur, fshigëza e urinës.

• Gjimnastika e dyshemesë së baçinit e filluar që në fillimet e shtatzënisë, do të ndihmojë jo vetëm që ecuria e shtatzënisë dhe e lindjes të bëhet sa më e lehtë, por do të evitoj edhe dobësimin e fshigzës urinare.

Dhimbjet midis brinjëve

Në fillim të tremujorit të tretë të shtatzënisë, pas javës së 30-të, gruaja mund të ankojë dhimbje midis brinjëve nga njëra anë e trupit te tjetra, në varësi të pozicionit të bebit, kur fundi i mitrës është akoma lart. Por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse është influenca e zmadhimit të mitrës në brinjë. Dhimbja në anën e djathtë, është dhimbja më e shprehur nga gratë, dhe që vjen nga lëvizjet e bebit.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së dhimbjeve midis brinjëve?

• Qëndrimi ulur në karrike, duke mbajtur bustin/trupin drejt, është një veprim që ka dhënë rezultate të mira në dominimin e këtyre dhimbjeve.

• Duhen mbajtur veshje intime të lirshme, dhe duhen shmangur veshjet e shtrënguara.

• Gjimnastika, duke bërë mbështetjen e shpinës në mur, do të ndihmojë jo vetëm në ecurinë e normale të shtatzënisë, por edhe do të lehtësojë dhimbjet midis brinjëve.

• Dhimbjet midis brinjëve, lehtësohen deri ne zhdukje, kur koka e bebit zbret ne kanalin e lindjes.

Hemorroidet

Hemorroidet shkaktohen nga dilatacioni i vazave që rrethojnë anusin. Në shtatzëni mund të dalë ose të rëndohen si për shkak të qarkullimit venoz apo dhe të shtypjes që shkaktohet nga mitra që rritet. Ato shkkatohen edhe nga konstipacioni/kapsllëku, icili është shumë i pranishëm gjatë shtatzënisë. Gjakrrjedhja gjatë jashtëqitjes së vështirë, kapsllëkut, kur hemoroidet janë të pranishme, është shumë e dhimbshme dhe e sikletëshme. Por, rreziku më i madh është infeksioni që ato mund marrin fare lehtësisht, për shkaqe të ndryshme.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së hemorroideve?

• Rregullimi i rregjimit ushqimor me ushqimeve të pasura me fibra, rritja e konsumit të lëngjeve si dhe kryerja e një aktiviteti të lehtë gjimnastikor, ndihmon në rregullimin e jashqitjes e cila është problemi i pranisë së hemorroideve.

• Gjithashtu, duhen evituar ushqimet pikante, që i bëjnë materialet fekale irrituese.

• Nështrimi një terapive specifike me bazë kremra ose pomade, mbi hemoroidet.

• Duhet bërë më shumë se një herë në ditë banjo, ulur, me ujë të vakët 15-20 minuta në ditë. Kjo është mënyra më e mirë kundra dhimbjes dhe infeksionit, sesa përdorimi i akullit apo ujit të ftohtë.

Temperatura e lehtë

Një rritje modeste e temperaturës së trupit, vaginal ose rektal, deri në 37.5ºC, është normale në shtatzëni dhe shkaktohet nga rritja e nivelit të disa hormoneve. Natyrisht, vlerat mbi 38ºC e më tepër, kur lidhen me simptoma të tjera mund të fshehin patologji edhe në drejtim të aparatit gjenital. Gjetja e shkaktarit të kësaj temperaturë si dhe trajtimi sa më i shpejtë, është shumë e rëndësishme.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së temperaturës së lehtë?

• Temperatuara e lehtë, nëse konsiderohet si proçes fiziologjik, nuk është domosdoshmëri të trajtohet me medikamente mjeksore.

• Nëse temperature kalon 37.5ºC, konsulta me mjekun e familjes ose mjekun obstetër-gjinekolog është e randësishme.

• Mjeku përshkruan antibiotik me bazë penicilinën ose derivatet e saj ose cephalosporin.

Edema, në ekstremitete/këmbë dhe duar si dhe në fytyrë

Si shkak i situatës homonale në shtatzëni, është mjaft e shpeshtë shfaqja e edemave në duar dhe këmbë, e cila ka shkak mbajtjen e lëngjeve në inde.

Ky fenomen, është më i shprehur kur klima është e nxehtë dhe kryesisht në tremujorin e tretë të shtatzënisë. Gjithashtu shpytja që shkakton mitra mbi venën cava, e cila mbledh gjakun që vjen nga anësitë e poshtme, këmbët, mund të jetë shkak i një ngadalsimi të qarkullimit normal venoz. Gjithashtu edema, mundet të ndodhin ose të rëndohen, tek gratë që kanë predispozicion trashëgues, dilatacion të vazave kapilare dhe venave varikoze në anësitë e poshtme dhe në zonën anale ku shfaqen hemorroidet.

Fryrjet në këmbë mund të shfaqen kryesisht në mbrëmje pas një dite të lodhshme, ose si rezultat i kryerjes së disa ushtrimeve të rënda gjimnastikore dhe zhduken në mëngjes pas pushimit të natës. Edemat e duarve bëhen më të dukshme në mëngjes dhe pastaj bien pas disa orëve kur fillon lëvizja e artikulacioneve.

Nëse edema mbetet, ose shtohet dhe nuk bën largimin ciklik të përshkruar më sipër, por vjen duke u shtuar edhe në pjesë të tjera të trupit, duhet të kontaktohet sa më shpejtë mjeku që ndjek ecurinë e shtatzënisë.

Nëse prania e edemave, është e shoqëruar me tension arterial të rritur si dhe/ose me albumin në urinë, duhet të kontaktohet sa më shpejt mjeku që ndjek ecurinë e shtatzënisë.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së edemave në ekstremitete, këmbë dhe duar?

• Mbajtja/veshja e çorapeve elastike gjatë ditës ose shplaraja me ujë të ftohtë e këmbëve, për të ngushtuar enët e gjakut.

• Duhet evituar qëndrimin i gjatë në këmbë si dhe ulur. Por, në qëndrimin ulur, nuk duhet të vendosen këmbët për mbi këmbë.

• Duhet të përdoren këpucë me takë të ulur.

• Shtimi i momenteve të pushimit gjatë ditës është shumë i favorshëm.

• Qëndrimi shtrirë me këmbët më të ngritura në krahasim me trupin, p.sh, duke vendosur një jastëk nën këmbë.

• Bëni lëvizje të lehta për rreth 20-30 minuta, me not, gjimnastikë apo ecje në natyrë.

• Çdo herë që është e mundur, është më mirë të ecet sesa të qëndrohet në këmbë pa lëvizur.

• Nëse duhet të bëni punë shtëpie, bëje ulur ose bëj ndërprerje të herë pas herëshme duke pushuar e shtrirë.

• Duhen evituar veshjen e çorapeve të gjata apo gjysma, zhartjerave, vendosjen e rypave mbrotëse në makinë dhe të veshjet e shtrënguara.

• Përdor xhel ose krem farmaceutik, por vetëm me këshillën e mjekut.

• Bëj masazhe të anësive të poshtme deri në rrëzë të tyre dhe të duarve deri në sqetulla.

Gjatë shtatzënisë, edemat mund të gjenden e dhe në fytyrë. Rrudhat zhduken nga tendosja e lëkurës së fytyrës, por sasia e tepër e ujit në inde bën që edema e fytyrës të vlerësohet dukshëm. Vlerësimi i mjekut, duke përjashtuar praninë e tensionit arterial dhe albuminën në urinë, është i rëndësishëm për të konkluduar se edhe edemat në fytyrë janë të padëmshme.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së edemave në fytyrë?

• Mund të aplikohen maska freskuese, kompresa të ftohta ose kremra gjithnjë me rekomandimin e mjekut.

• Sasia e ujit që konsumohet, nuk duhet të zvogëlohet me mendimin se do të ulen edemat e fytyrës.

• Në rastet e pranisë së edemave në anësi dhe fytyrë, duhet të evitohet konsumi i ushqimeve me shumë kripë.

Dhimbjet e dhëmbëve dhe gjakosja e gingivave

Gjatë shtatzënisë flora bakteriale e gojës modifikohet duke shkaktur rritje të bakterieve patogjenë, duke shkaktuar sëmundje të gingivave (paradontoza) dhe kariesin dentar. Gjithashtu mund të manifestohet rritje të vogla (epulidi), që janë normale dhe kalojnë pas lindjes.

Por një nga shkaktarët e tjerë që influencojnë në problemet me dhëmbët, është edhe ulja e sasisë së kalciumit të organizmi i shtatzënave, sepse fetusi do të marrë sasinë e nevojshme të kalciumit nga kockat dhe dhëmbët e nënës.

Higjena e mirë e gojës, është parandaluesi më i mirë nga kariesi dhe paradontoza.

Çfarë duhet bërë për kujdesin e dhëmbëve?

• Duhet të bëhet kontroll te dentist/stomatologu në fillim të shtatzënisë ose kur verifikohen problem të dhëmbëve apo gingivave.

• Rregjimi ushqimor, i pasur me ushqime që përmbajnë kalcium është raporti më i rekomanduar, që duhet të mbajnë shtatzënat me ushqimet. Gjithashtu, kripëra e guzhinës duhet të jenë e fluorizuar.

• Gjatë shtatzënisë, mund të përdoret një tablet fluori në ditë (1mg).

• Mbajtja e higjenës orale të nivelit të lartë duke i larë dhëmbët në mënyrë korrekte, për rreth 2 minuata, në mëngjes në darkë si dhe pas çdo konsumi ushqimor. Furça e dhëmbëve duhet të jetë e butë, pasta dhëmbëve të jetë me bazë bikarbonati dhe fluori. Fluori forcon zmaltin dhe parandalon shfaqen e kariesit si dhe neutralizon formimin e pllakave dentare.

• Duhet të përdoren shplarësat e gojës për gingivat.

• Pas shtatzënisë, në kontaktin e parë me stomatologun, bëja prezent gjëndjen tënde shtatzënë.

• Bëni të gjitha kurat e nevojshme odontroiatrike pa asnjë hezitim. Mund të kryhen edhe radiografi pas tremujorit të parë të shtatzënisë, dhe mund të përdoren anestetik lokal që nuk kanë adrenalinë.

• Në rast nevoje edhe në tremujorin e parë të shtatzënisë mund të përdoren analgjezikë me bazë paracetamoli ose disa antibiotikë me bazë peniciline ose derivatet e saj dhe cephalosporin.

• Mjekimet themelore te dhëmbëve, duhet të shtyhen pas lindjes.

• Gjashtë muaj pas lindjes, rekomandohet një kontroll i dhëmbëve te stomatologu.

Një problem të rëndësishëm, merr trajtimi i gojës gjatë konsumit të ushqimeve të ëmbla dhe të frutave.

Nuk është i ndaluar konsumi i ëmbëlsirave gjatë shtatzënisë, por higjena e gojës pas konsumit të tyre duhet të jetë në qëndër të vëmëndjes së nënës së ardhëshme. Konsumi i frutave, është shumë i rekomanduar për gratë shtatzëna për shkak të vitaminave që ato kanë. Por acidi citrik te agrumet, si dhe acidet që kanë p.sh, rrushi apo molla, ndikojnë dhe ndihmojnë në formimin e kariesit te dhëmbët. Kjo nuk do të thotë që ato nuk duhet të përdoret, por higjena e gojës pas konsumit të tyre duhet të jetë në qëndër të vëmëndjes së nënës së ardhëshme ashtu si pas konsumit të ëmbëlsirave.

Çfarë duhet bërë për kujdesin e dhëmbëve pas konsumit të ëmbelsirave dhe frutave?

• Pas çdo konsumi të ëmbëlsirve apo të frutave, dhëmbët duhet të lahet më furçë dhe pastë dhëmbësh. Në pamundësi për të larrë dhëmbët, mund të përtypet çamçakiz pa sheqer për të rritur prodhimin e pështymës e cila ndihmon në pastrimin e dhëmbëve dhe shërben edhe si disifektues.

Ndryshimet e niveleve hormonale për shkak të shtatzënisë, bëjnë që mishrat e dhëmbëve të furnizohen fuqishëm me gjak, duke dhënë mundësi për të formuar granuloma. Në këto kushte, mishrat e dhëmbëve bëhen të ndjeshëm nga produktet e metabolizmit të bakterieve, që gjejnë strehë në kororat e dhëmbëve dhe te mbetjet ushqimore të pa pastruara. Pasoja është infeksioni i mishrave të dhëmbëve, që quhet paradontozë. Gjakosja e konstatuar edhe me një prekje të lehtë me gisht, nuk është e rëndësishme dhe është pa pasoja. Por nuk duhet të jetë shkak, për lënien pas dore të higjenës së gojës dhe larjes së vazhdueshme të dhëmbëve me furçë dhe pastë.

Çfarë duhet bërë për kujdesin e gingivave gjatë shtatzënisë?

• Higjena e gojës dhe larja e vazhdueshme e dhëmbëve me furçë dhe pastë, duhet të bëhet pa ndërprerje

Dhimbjet e barkut (kontraksionet uterine)

Janë shumë të shpeshta në shtatzëni ndjenjat e dhimbjes në bark, si rezultat i kontraksioneve të mitrës. Në fillimet e shtatzënisë, kjo ndodh për shkak të rritjes së furnizimit me gjak. Gjithashtu shumë shpesh ndihen me intensitet dhe përhapen anash barkut duke zbritur deri në vulvë. Këto dhimbje vijnë edhe si rezultat i tërheqjes së ligamenteve të mitrës të cilat mundohen ta tërheqin mitrën drejt fundit të barkut. Por kato dhimbje mund të ndodhin nga disa lëvizje të shpejta ose kur fshigëza e urinës është plot ose si rezultat i fryerjes së barkut nga kapsllëku. Por dhimbjet e kësaj natyre, nuk konsiderohen problematike përderisa nuk janë të shoqëruara me gjakrrjedhje.

Gjatë shtatzënisë së më vonëshme, dhimbjet mund të jenë edhe si rezultat i lëvizjes së bëbit. Dhimbjet mund të shkaktohen nga ngacmimi i lëvizjeve të bebit, të muskujve të mitrës. Por edhe këto dhimbje nuk janë shqetësuese as për shëndetin fetal e as për mendimin se mund të dëmtohet ndonjë organ i nënës.

Edhe mbilodhja e shtatzënës, japin ndjenjën e një shtrëngimi në fund të barkut. Kjo ndodh për shkak se ligamentet dhe muskuj që mbajnë mitrën, tendosen.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së dhimbjenev në fund të barkut?

• Qëndroni shtrirë dhe pushoni; shpesh dhimbja kalon vetë. Nëse jo dhe vazhdojnë që dhimbjet të jetë të ngjashme me ato që përshkruam më lart, nuk është e nevojshme të shkohet urgjentisht te mjeku.

• Dhimbjet e vlerësuara sa më sipër, lehtësohen me një banjë me ujë të vakët, ose me një masazh të lehtë, thjeshtë me vaj.

• Nëse dhimbjet janë më të shpeshta, konsulta me mjekun është e rëndësishme dhe deri sa të kontaktohet, mund të përdoren tableta ose suposta antispastik.

• Nëse dhimbjet nuk paksohen dhe nuk po kontaktoni me mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, është e rekomandueshme të shkohet në në shtëpinë e lindjes/spital.

Duhet patur parasysh se dhimbjet në fund të barkut, janë vështërsisht të diferencueshme nga dhimbjet që vijnë për shkaqe të tjera dhe që mund të jenë me pasoja për ecurinë e shtatzënisë apo edhe për jetën e fëmijës dhe nënës. Prandaj nëse dhimbjet në fund të barkut janë të shoqëruara me: - gjakrrjedhje, - marramendje, - diarre, - temperaturë, - kontraksione që ndihen me dorë, sa më shpejtë të jetë e mundur duhet të kontaktohet mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.

 

Obst-Gyn Mimoza Keta

Mars 2013

/komuniteti