Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çrregullimet normale të shtatzënisë 6

Këmbët e ftohta dhe ndjenja e të nxehtit

Kryerja e ushtrimeve gjimnastikore para shtatzënisë si dhe gjatë saj, janë një pregatitje e mirë e organizmit të nënës për të dominuar ngarkesat e shtatzënisë

Në fillimet e shtatzënisë, një pjesë e mirë e grave ndjejnë ftohtë. Kjo gjendje vjen si rezultat i mos furmizimit të mirë me gjak të sipërfaqes së trupit, i cili vetërregullohet nga shtimi i qarkullimit të gjakut për shkak të shtatzënisë.

Me rritjen e moshës së shtatzënisë, ndjenja e afsheve të ngrohta bëhen më të shpeshta tek gratë shtatzënë dhe kjo ndihet edhe tek këmbët. Kjo gjendje ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale por dhe të furnizimit më me shumë gjak të lëkurës duke dhënë shpesh edhe djersitje.

Çfarë duhet bërë për të dominuar ftohtësinë e këmbëve?

• Lëvizje/ecje. Kur ecjet bëhen në shtëpi, të vishen çarape të trasha ose leshi dhe ecja të bëhet pa shapka apo këpucë. Gjatë shëtitjeve në natyrë, këpucët duhet të jenë të gjëra dhe jo të ngushta, pasi bllokojnë qarkullimin e gjakut.

• Masazh i këmbëve me vaj masazhi disa herë në ditë, për rreth 10 minuta.

• Banjë me ujë të ngrohtë. Uji të jetë i ngrohtë aq sa të durohet dhe të zgajsë për rreth 10-15 minuta. Banja e këmbëve mund të bëhet disa herë në ditë, por domosdoshmërit duhet të bëhet përpara gjumit.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së afsheve të nxehta?

• Duhet pirë sa më shumë lëngje si; ujë apo edhe lëngje frutash pa gaz dhe sheqer. Edhe çajrat e frutave janë të rekomanduara, por mirë është të konsumohet të ftohta.

• Nuk duhen konsumuar me tepri ushqime me shumë kalori si; mishi, yndyrnat etj.

• Veshja e rrobave të gjëra kryesisht prej pambuku, bëjnë që trupi të “marrë frymë” dhe freskia është e garantuar.

• Mbajtja freskët e dhomës apo ambjentit ku shtatzëna kolon pjesën më të madhe të kohës, është e rëndësishme për konfortin e kërkuar dhe dominimin e ndjenjës së të nxehtit.

• Larja/shplarje me ujë të freskët e duarve, parakrahëve dhe sqetullave, qafës, fytyrës apo i të gjithë trupit.

Pagjumësia dhe çrregullimet e gjumit

Sidomos në muajt e fundit, shumë gra shtatzëna bëjnë gjumë jo të rehatshëm. Një nga arsyet, është ndryshimi i pozicionit të trupit për shkak të ngarkesës së rritur. Por, zgjimi nga gjumi ndodh edhe nga lëvizjet e forta të bebit. Disa gra shtatzëna, ndjenë rehat kur shtrihen në dysheme të dhomës së gjumit, të mbështetura dhe të rrethuara me jastëkë. Por edhe ky rehat është i përkohshëm, pasi nevoja për të urinuar, ndjenja e urisë apo dhe etja, nuk lejojnë që gjumi të vazhdojë pa ndërprerje. Si prishës të gjumit, mund të jenë edhe ngërçet, të krojturat apo dhe djegiet e stomakut. Shqetësimet e ditës apo mendimet e paqarta për ecurinë e shtatzënisë si dhe ëndrat e natës, janë një faktor tjetër i rëndësishëm i prishjes së gjumit.

Vështërsia në fjetje, paraqitet zakonisht gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë.

Çfarë duhet bërë për të dominuar çrregullimet e gjumit?

• Kryerja e ushtrimeve gjimnastikore para shtatzënisë si dhe gjatë saj, janë një pregatitje e mirë e organizmit të nënës për të dominuar ngarkesat e shtatzënisë.

• Shëtije në ajër të pastër gjatë pasdites së vonëshme, gjithnjë pa e tepruar dhe pa u mbilodhur.

• Duhen shmangur problemet/zënkat familjare dhe/apo prania në debatet e rënda midis pjestarëve të familjes apo kolegëve të punës. Ëndrat apo makthet jo të këndshme, tregojani bashkëshortit apo ndonjë personi të afërt për t’u çliruar psikologjikisht. Edhe frymëmarrja e thellë, mund të ndihmojë në këto raste. Duhet ditur se ëndrat, nuk ndodhin në jetën e vërtetë reale.

• Të eliminohen sa më shumë të jetë e mundur, konsumi i pijeve me përmbajtje kaffeine dhe në mënyrë absolute nuk duhen konsumuar pijet alkoolike.

• Darka të jetë sa më e lehtë, dhe jo me ushqime të rënda e pikante. Paragjumit bën mirë një gotë me qumësht ose me çaj, sipas dëshirës.

• Banjë me ujë të ngrohtë e shoqëruar me masazh, përpara se të shkohet për të fjetur.

• Ndigjimi i muzikës së lehtë melodioze ose leximi i librave, gjatë ditës e veçanërisht përpara se të shkohet për të fjetur.

• Ajrosja, errësimi me perde të trasha dhe eliminimi i zhurmave që vijnë edhe nga jashtë shtëpisë, duhet të jetë komoditeti i kërkuar i dhomës së gjumit.

• Veshje të lehtë dhe jo e shtrënguar për natën, për të lejuar qarkullimin e mirë të gjakut dhe për mos krijuar mbi ngrohje të trupit.

• Gjumi mund të jetë i rehatshëm, kur merret pozicioni shtrirë anash, duke vendosur një jastën nën bark si dhe një jastëk tjetër midis këmbëve.

• Nëse gjumi nuk vjen apo gjumi del për çdo lloj arsye gjatë natës, nuk duhet qëndruar shtrirë në shtratin e dhomës së gjumit. Gjumi ka shumë mundësi të rikthet shumë shpejt, nëse lexohet ndonjë libër, ndigjohet pak muzikë apo shikohet televizor.

• Gjatë shtatzënisë, nuk rekomandohet përdorimi i medikamenteve mjeksore për qetësi dhe gjumë.

Variçet

Për shkak të ndryshimeve hormonale, rritet volumi qarkullues i gjakut duke vështërsuar qarkullimin e tij dhe rikthimin në zemër. Kjo gjendje bën që gjaku të grumbullohet në venat e këmbëve, duke formuar variçet. Por variçet, mund të ndodhin edhe në vulvë. Problem i madh i variçeve është infektimi i tyre por edhe lehtësimi dhe favorizimi i trombeve, pania e të cilave është e rrezikshme.

Variçet më tepër kanë mundësi të zhvillohen gjatë shtatzënisë së dytë ose të tretë e më sipër. Ato mund të shprehen në çdo kohë, të shtatzënsië.

Çfarë duhet bërë për të parandaluar variçet?

• Ushtrime gjimnastikore, para shtatzënisë si dhe gjatë shtatzënisë, ndihmojnë në qarkullimin e gjakut si dhe në forcimin e muskulaturës. Lëvizjet dhe ushtrimet duhet të jenë të njëtrajtshme dhe jo të vrullshme.

• Nuk duhet qëndruar në këmbë për periudha të gjata kohe, si dhe gjatë qëndrimit ulur, nuk duhen mbajtur këmbët përmbi këmbë. Kur duhet të qëndrohet gjatë ulur, këmbët të ngrihen nga dyshemeja me një stol të vogël.

• Herë pas here gjatë ditës, këmbët duhen mbajtur të ngritura me qëndrim shtrirë disa herë në ditë, për rreth 10-15 minuta. Edhe gjatë natës, me anë të një jastëku, këmbët duhen të ngrihen disa herë për rreth 10-15 minuta.

• Kujdes duhet treguar për shtimin e masës trupore. Masa e madhe trupore, favorizon formimin e variçeve apo i përkeqëson ato kur janë të pranishme.

• Veshjet që përdoren gjatë gjithës dhe natës, duhet të jenë të lirshme për të lejuar qarkullimin e mirë të gjakut. Këpucët duhet të jenë të sheshta dhe jo të shtrënguara. Nëse ato janë me lidhse, nuk do të jetë turp nëse lidhëset nuk lidhen.

• Banjat me ujë të nxehtë, saunat, solarët apo depilimi me dyllë, si dhe qëndrimi në diell apo rërë të nxehtë gjatë verës, janë faktor që favorizojnë variçet.

• Gjatë udhëtimeve me automjete, mjete lundruese apo gjatë fluturimeve me avion, nuk duhet të vendoset rripi i sigurimit si dhe duhet të përdoren çarape të posaçme, që tregtohen në farmaci.

Çfarë duhet bërë për të dominuar praninë e variçeve?

• Trajtim të tyre, me kompresa të ftohta të cilat mund të krijohen edhe me copa akulli të mbështjella me copë apo shami.

• Kur variçet janë shumë të shprehura, duhet përdorurn çorapet e posaçme prej lastiku, që tregtohen në farmaci.

Variçet në vulvë

Zgjerimi i enëve të gjakut, duke formuar atë që quhen variçe, mund të formohen edhe në vulvë. Kompresat e ftohta të vendosura në variçet e vulvës, janë këshilla më e mirë për të lehtësuar ndjenjën e dhimbjes, rëndimit apo të kruajtjes. Këto lloj variçes, përgjithësisht largohen pas lindjes.

Kujdes. Nëse shtatzëna ka variçe në vulvë, duhet t’ja bëni të pranishme mjekut që do të ndjekë proçesin e lindjes. Nëse lindja do të ndihmohet me epiziotomi, mjeku do të tregoj kujdes për të shmangur hemorragjinë nga prekja e variçes me mjetet prerëse kirurgjikale. Prania e variçes në vulvë, nuk është shkak që lindja të realizohet me prerje cezariane.

Dhimbjet ishiatike

Kur mitra është rritur dhe koka e fetusit shtyp nervin ishiatik, shtatzënat ndjejnë dhimbje në pjesën e pasme të kofshës, e cila shfaqet jo rrallë në fund të shtatzënisë. Dhimbja mund të përhapet në të gjithë këmbën dhe mund të shoqërohet edhe me ndjesinë e mpirjes dhe vështërsinë e ecjes.

Për të vërtetuar diagnozën, konsulta me mjekun neurolog është e rëndësishme.

Çfarë duhet bërë për të dominuar dhimbjen ishiatike?

• Kujdes duhet treguar në sforcimin e vertebrave të shtyllës kurrizore.

• Pozicioni shtrirë duhet të zgjidhet me kujdes, duke përdorur edhe jastekë për të arritur pozicion të përshtatshëm pa dhimbje.

• Mund të përdoret edhe një borsë më ujë të ngrohtë ose lyerje me pomadë që shton qarkullimin e gjakut.

• Kur dhimbjet ishiatike janë të forta dhe të zgjatura, mund të përdoren edhe medikamente apo injeksione.

Gjakrrjedhja nga hundët

Gjakrrjedhja nga hundët gjatë shtatzënisë, mund të ndodhin edhe nga shfryrja e tyre. Shkaku është se mukozat e hundës janë lehtësisht të dëmtueshme, për shkak të mbushjes me shumë gjak. Në këto kushte, gjakrrjedhja mund të ndodhë edhe pa ngacmim mekanik. Në gjakrrjedhjet e përsëritura, konsulta me mjekun për të përjashtuar praninë e hipertensionin arterial, është e nevojshme.

Çfarë duhet bërë për të dominuar gjakrrjedhjen nga hunda?

• Flegrat e hundës duhen mbajtur të shtypura për rreth 10 minuta.

• Mund të vendosen kompresa të ftohta në qafë ose ballë, për të ndihmuar ngushtimin e enëve të gjakut dhe pushimin e gjakrrjedhjes.

• Nëse rrjedhja e gjakut vazhdon mbi 15-të minuta, duhet të kërkohet ndihma e specializuar mjeksore.

• Parandalimi i gjakrrjedhjes ka të bëjë me mbajtjen sa më të lagësht të mukozës së hundës, duke konsumuar me sasi lëngje frutash apo ujë pa gaz, si dhe me përdorimin e preparateve mjeksore.

• Pastrimi i hundës, duhet të bëhet vetëm kur ka rrjedhje të sekrecioneve dhe shfryrje

Harresa dhe vështërsia në përqëndrim

Sidomos në muajt e fundit të shtatzënisë, harresa dhe vështërsia në përqëndrim është më e shprehur. Kjo gjendje, është e dukshme pothuaj tek të gjitha gratë shtatzëna.

Nuk është gjetur shkaku i haresës dhe mungesës së përqëndrimit, megjithëse qarkullojnë shumë hipoteza. Por është e sigurtë, që tek të gjitha gratë pas lindjes, rikthehet plotësisht kujtesa dhe përqëndrimi. Prandaj nuk ka vend për shqetësim, por ka vend vetëm për gëzim. Së shpejti do të lindë fëmija, dhe kujdesi për të siguruar ecuri normale të shtatzënisë deri në lindje, duhet të jetë i plotë nga ana e gruas shtatzënë.

Humori dhe çrregullimet e tij

Ndryshimet hormonale në shtatzëni, sjellin edhe ndryshime të gjendjes shpirtërore. Prandaj, ndryshimet apo dhe luhatjet e humorit, janë të pranishme gjatë shtatzënisë. Megjithë gëzimin e shtatzënisë, mbase edhe pa ndonjë arsye, shtatzënat qajnë. Kjo gjendje mund të vijë edhe për shkak të rritjes së ndjeshmërisë duke ju trembur debateve, sherrit apo pasigurisë në marrëdhëniet me njerzit e familjes ose të punës. Por ashtu siç vjen papritur prishja e humorit, po kaq papritur vjen edhe përmirësimi i tij.

Në muajt e fundit të shtatzënisë, çrregullimet e humorit nuk janë më të dukshme dhe gruaja shtatzënë bëhet më e kontrolluar dhe më e qetë.

Kërthiza

Për shkak të presionit të brëndshëm që shkaktohet më rritjen e moshës së shtatzënsië, kërthiza e gruas shtatzënë shtypet dhe mund të dalë përpara/jashtë. Nëse kjo gjendje shoqërohet me dhimbje therrëse, kontakti me mjekun është i nevojshëm. Por kur dhimbja mungon, nuk ka arsye për t’u shqetësuar përveç pamjes jo të këndshme që paraqet barku dhe kërthiza e shtatzënës. Pas lindjes, rikthimi i formës dhe pozicionit do të ndodhë shumë shpejt. Në disa raste, kërthiza merr ngjyrë blu, e cila vjen si shkak i ndonjë ene gjaku që kalon aty afër.

Lëvizjet e bebit

Në lindjen e parë, lëvizjet e bebit ndihen pas javës së 22-të të shtatzënisë dhe mund të shkojnë deri pas javën e 25-të. Në lindjen e dytë dhe të tjera, lëvizjet e bebit mund të ndihen edhe pas javës së 18-të. Por kjo nuk do të thotë se lëvizjet e bebit, nuk mund të ndihen edhe më shpejt apo edhe më vonë se sa ditët që konsiderohen si mesatare. Gratë shtatzëna, lëvizjet e bebit i shprehin në forma të ndryshme si; gurgullim të zorrëve, rrahje e krahëve të fluturave etj, por e rëndësishme është që ato ndihen dhe të kuptohen se janë lëvizjet e bebit. Shtatzënat me barra të shumëfishta, lëvizjet e bebit i ndjejnë më shpejt në kohë, më të fuqishme dhe në shumë vende njëkohësisht.

Ndjesia e lëvizjeve të bebit, varet nga faktorët si; vendosja e placentës në mitër, trashësia e paretit të barkut dhe sasia e ujrave (lëngut amniotik).

Pozicioni i bebit

Pas javës së 30-të të shtatzënisë, fëmijët marrin pozicion me kokë të mbështetur në dyshemenë e baçinit. Ky është pozicioni për lindje natyrore. Por, rreth 1 në 20 fëmijë nuk e marrin këtë pozicion, duke qëndruan me këmbë ose me të ndenjurat në dyshemenë e baçinit. Pas javës së 30-të është i vështirë kthimi i pozicionit me kokë, pasi fëmija rritet dhe hapsira nuk i jep më mundësi për t’u kthyer. Në rastet kur ja lejojnë kushtet edhe mund të ndodhë kthimi me kokë, ndonjëherë më ndihmën e disa praktikave që mund t’i kryejnë shtatzënat ose personeli mjeksor.

Çfarë mund të bëjë shtatzëna për të mundësuar kthimin cefalik, me kokë, të fëmijës?

• Të qëndrojë shtrirë me shpinë në dysheme, me këmbë të ngritura mbi një stol të lartë për rreth 30 cm, deri në 15 minuta. Vithet mbahen të ngritura me jastëk, duke formuar vijë të drejtë midis kofshëve dhe shpatullave që janë mbështetur në tokë. Ky ushtrim fillon pas javës së 30-të, kur mendohet se bebi nuk do të marrë pozicionin me kokë.

• Frymëmarrje e thellë e kombinuar me masazh të lehtë në fundin e barkut. Pasi vendosen dy duart në fund të barkut, merret frymë thellë. Me anë të duarve barku ngrihet lehtësisht lart, pa e nxjerrë frymën. Me nxjerrjen e frymës, lërohet barku nga duart. Veprimi përsëritet edhe deri në 10 herë në ditë, duke filluar pas javës së 35-të të shtatzënisë.

• Të drejtojë një llampë dore, në vendin ku mendohet se është koka e bebit. Lëvizet llampa ngadalë nga lart poshtë. Kthimi i bebit, nga podalik në cefalit, mund të arrihet nëse lëvizja e dritës ndikon tek bebi i cili e ndjek atë. Ky veprim mund të përsëritet disa herë në ditë, nga java e 32-të deri në javën e 37-të të shtatzënisë.

Nëse shtatzënia është e pa shoqëruar me faktor rreziku dhe madhësia e bebit është normale ku dhe sasia e ujrave i përshtatet kësaj madhësie, personeli mjeksor mund të tentoj të kthej pozicionin e bebit nga podalik në cefalik, me manovrime nga jashtë. Tentativa bëhet me fillimin e javës së 38-të të shtatzënisë, por si praktikë nuk është e preferuar.

 

Obst-Gyn Mimoza Keta

Qershor 2013

/komuniteti