Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Besojuni mjekëve!

“Një porosi për të gjitha gratë: Përderisa në vezoret e tuaj nuk ka kancer ju lus që të mos i largoni vezorët. Nuk ka asgjë që është vërtetuar shkencërisht se për këtë arsye duhet ta largoni mitrën, përpos ndonjë kanceri. Vezorja hiqet vetëm në momentin kur ka kancer dhe nuk hiqet vetëm vezorja, por vezorët, mitra dhe pjesët gjinekologjike” tha dr. Ahmet Payasli specialist, gjinekolog Obstere në intervistën dhënë për portalin www.bebaime.com 

Bebaime.com: Fillimisht na tregoni pse duhet pacientët ta zgjedhin spitalin “Lindja”?

Ahmet Payasli: Spitalin “Lindja”, e ka themeluar doktor Dërguti, kurse unë në këtë spital jam duke punuar tash e tre vite. Doktor Dërguti i ka plotësuar këto kushte e standarde dhe është njeri tepër i shkolluar që ka marrë mësim edhe nga jashtë. Unë kam punuar edhe në shtet tjera, edhe në Turqi, por spitali “Lindja”, i ka kushtet jashtëzakonisht të mira për punë dhe nuk është këtu vetëm ta bësh lindjen dhe të ta afrojmë fëmijën anash. Është mënyra e qasja, fëmijë me nënë që t’ia japësh atë mësimin që duhet ta dinë nënat. Këtu nuk janë të nevojshme vetëm kushtet fizike, pra të jetë mjeku, infermieret, është e rëndësishme prej pastrues dhe deri te drejtori të punohet në mënyrë ekipore, dhe të kenë marrëdhënie të mira. Sipas meje dallimin që e ka spitali “Lindja”, është ky që kemi bashkëpunim shumë të mirë mes vete, ekipi është shumë i rëndësishëm dhe stafi shëndetësor është shumë i mirë. Pas lindjes është shumë e rëndësishme kur nëna duhet të ngritët në këmbë dhe të bëjë gjidhënie e parë, pra e gjitha kjo bëhet në mënyrë ekipore. Deri tash sa kam parë të gjitha lindjet dhe të gjitha nënat që kanë dal prej këtu janë ndarë shumë të kënaqura. 

Bebaime.com: Si duhet të jenë marrëdhëniet mjek-pacientë, për të pasur një lindje sa më të mirë dhe pa probleme?

Ahmet Payasli: Në lindje kushtet fizike dhe gjendja e nënës duhet të jetë ideale. Ju besoj se keni dëgjuar se kohët e fundit është shumë e përhapur edhe lindja në ujë. Çka do të thotë lindja në ujë? Je në një dhomë të veçantë, ke ujë të vakët dhe ke një relaks tjetër. Ujë nuk ka kurrfarë pozitiviteti që ta lehtëson lindjen, por e rëndësishme dhe qëllimi i kësaj është se ti je me një dhomë të qetë dhe më e relaksuar. Në momentin kur je në një ambient më të qetë dhe kur pacienti e ka besimin te mjeku, atëherë gjërat do të shkojnë shumë mirë dhe lindja do të shkojë shumë mirë, sepse nëna është më e koncentruar dhe e përgatitur për lindje. Po ashtu edhe procesi i lindjes zgjat më pak, dhe procesi i lindjeve me operacion janë më të pakta. Marrëdhënia emocionale pas lindjes nënë-fëmijë është shumë më e madhe. Në momentin kur ti i jep besim një nëne, atëherë ajo do ta fitojë vetëbesimin e vetë dhe lindja do të jetë më e lehtë. Ne mundohemi që nënës t’ia krijojmë atë përshtypje që ne do t’ia arrijmë qëllimit, sepse kur ajo e sheh guximin tonë merr forcë dhe ajo forcë kalon te fryti . 

Bebaime.com: Gjatë tre vjetësh sa jeni duke punuar në Kosovë, sigurisht keni bërë shumë lindje. Na intereson të dimë se lindje ke bërë me operacion apo prerje cezariane, dhe pse sipas jush gratë që mund të lindin normal, zgjedhin për të lindur me operacion. Sa tentoni ju si mjeku tu shpjegoj pacienteve se lindja normale është më e mirë për shëndet?

Ahmet Payasli: Kjo nuk është vetëm problem në Kosovë, por kudo në botë. Askush nuk mund ta parandalojë përqindjen e lindjes me prerje cezariane. Por, ne dhe puna jonë është që ta mbajmë atë në minimum, sepse siç shihet edhe bota përreth po ndryshon dhe fiziku i femrës po ndryshon. Fatkeqësisht ne nuk ushqehemi me ushqime organike, dhe dallim nga koha e kaluar dhe pse po shtohen ditët e sotme lindjen me prerje cezariane është edhe veshja. Zakonisht femrat e shpalosin shumë pjesën e pelvikut, sidomos gjërat e ngushta që veshin në vazhdimësi , atëherë e dëmton edhe pelvikun dhe për këtë arsye edhe lindjet do të jenë shumë të vështira. Arsye tjetër është se tani femrat janë të vetëdijesuar shumë dhe përpara vetes e ka karrierën dhe për atë arsye, krijimi i familjes në vitet e vonshme është rrezik, prandaj lindjet bëhen me operacion. Duke i pasur parasysh gjithë këto që u thanë më lartë ne nuk presim që statistikat e lindjeve normale të jenë sikur ato të para 30 vjetësh, por vetëm se ekziston kjo nuk do të thotë se lindje normale nuk do të bëjmë, por prapë se prapë do të jenë më të pakta. Gjëja më e rëndësishme të përcjelljes së një shtatzënie është që ta përgatisësh pacientin dhe ajo të ketë njohuri. Unë duke pasur parasysh që jo të gjithë gratë shtatzëna mund të shkojnë te një mjek, mu për këtë arsye kam hapur një fan page në facebook dhe mundohem që në gjuhën shqipe ti informoj të gjitha femrat e interesuar për shtatzëninë. Pacienti nuk është i detyruar ti di të gjitha gjërat, por të paktën të ketë njohuri për një shtatzëni, apo një proces që do ta kalojë. Mos njohurit ti dërgojmë në minimale te popullata. Unë nuk kam pacientë vetëm nga Kosova, por nga gjithë Ballkani, Mali i ZI, Shqipëri, Maqedoni etj., dhe në shumicën e rasteve që kam vërejtur te pacientët është se kanë frikë të lindin normal, sepse frikësohen mos ka kordon rreth qafës fëmija, se atëherë duhet patjetër të hyjnë në operacion. Fatmirësisht teknologjia sot është në përparim dhe mund ta shohim me dupler kolor se a është kordoni rreth qafës apo jo, por në 60-65 % të rasteve te frytet kordoni ekziston rreth qafës. Nëse shikohet ky indikacion duhet thuajse të gjithë pacientët të lindin me prerje cezariane. Fatkeqësisht gabimi i jonë është se kur i thuhet pacientit se e ka kordonin rreth qafës, e kap një lloj frike dhe kërkon të lind me operacion. Kordoni të jetë rreth qafës absolut nuk është një indikacion për operacion. Indikacion për operacion është atëherë kur nëse kordoni rrjedh prej mitrës. Kordoni rreth qafës mund të jetë indikacion për operacion në 1 ose 2 %. 

Bebaime.com: Deri sa lindje preferohet të bëhet me prerje cezariane, sa lindje preferohet të bëhet në këtë mënyrë dhe a ka rëndësi periudha kohore?

Ahmet Payasli: Nuk do të thotë se për operacion duhet të prisni disa vite, nuk ka një rregull se duhet të pritet gjashtë muaj apo një vit. Sipas meje gjëja kryesore është periudha deri sa e përfundon gjidhënie te fëmija. Kohën e fundit, të paktën dy vjet preferohet të jepet gjidhënie fëmijës, por pas gjashtë muaj të arrihet një shtatzëni nuk është problem. Nëse pyetni se sa lindje mund të bëhen, ju them se pas çdo lindje bëhet ngjitja në abdomen, dhe nuk ka ndonjë numër të caktuar, një, dy, tre apo katër, po sa më shumë që rriten lindjet, rreziku për jetë është më i madh, kjo sidomos pas lindjes së tretë. 

Bebaime.com: Të flasim pak për një teme që ka filluar të përhapet së fundmi mjaft, inferiliteti. Mund të na tregoni se si krijohet inferiliteti dhe si mund të shërohet?

Ahmet Payasli: Nëse gjithçka është normale te një çift dhe nëse kanë marrëdhënie të pambrojtura brenda një muaji gjasat për t’u arritur shtatzënia është 15 deri 20 % maksimumi. Brenda gjashtë muaji, nëse gjithçka është në rregull gjasat për tu arritur shtatzëninë janë 65 %, ndërsa brenda një viti shkojnë deri në 85 % te një çift normal. Çiftet që kanë marrëdhënie të pambrojtura brenda një viti dhe futen te 15 % që nuk arrijnë shtazanin. Këtë 15 % që nuk arrijnë shtazanin ne këtë çift e quajmë inferilitet, pastaj fillojmë te ai çift të hulumtojmë se ku janë problemet. Hulumtimet tona fillojnë nga gjërat më të thjeshta dhe gjer te analizat dhe gjerat më të komplikuara. Gjëja më e thjeshtë për të filluar hulumtimin është kontrolli me anë të ultrazërit te femrat. Në kontrollet me ultrazë që ne bëjmë, e shohim sasinë, pra gjendjen e vezëve te femra, pra a ka vezë të mjaftueshme, mitrën a e ka në formë normale, i shohim kanalet mos ka ndonjë zgjerim më të madh. Nëse ato të gjithë janë normale, atëherë e bëjmë një analizë të spermogramit te mashkulli. Nëse te këto analiza apo hulumtime që bëhen, nëse ka një problem, fillojmë me ndonjë tretman. Nëse këto analizat janë normal, shikojmë me analiza më invazive, e bëjmë një incizim më të thellë të mitrës për të parë kanalet, shihen tubat a janë të hapura apo jo. Kjo, është më e dhimbshme dhe procedurë më invazive, përveç kontrollit që bëhet me ultrazë, po ashtu shikojmë edhe analizat hormonale për të parë se si e ka gjendjen. Nëse mitra e nënës është normale, vezorët janë normale, kanalet apo tubat e mitrës janë të hapura dhe funksionale, nëse edhe spermogrami është normal, te këto çifte atëherë është inferilitet i pashpjegueshëm. Te këto raste që nuk shpjegohet inferiliteti, ku të gjitha gjërat janë normal dhe nuk arrihet një shtatzëni te këto raste hymë me një trajtim. Kur vendosim për ndonjë trajtim me terapi apo me diçka, këtu është e rëndësishme edhe mosha e pacientit. Nëse është nën moshën 35 vjeçare apo mbi dhe fillohet me një terapi për një ovulacion, kryhet ndonjë inseminim nëse është në moshën më të re, por nëse është më e vjetër se mosha 35 vjet, atëherë kalojmë në procedura më të vështira, në fekondimin artificial. Ne që merremi me inferilitet, me vite të tëra janë bërë hulumtime shkencore dhe gjëja më e rëndësishme në këtë rast është mosha e femrës. Pas moshës 35 vjeçare, fatkeqësisht te femrat rezerva e qelizave vezë edhe si numri i kualitet ulet. Ndoshta të gjitha gjërave u bëhen zgjidhje, nëse ka ndonjë anomali në mitër mund të operohet, nëse ka ndonjë problem në kanale ose nuk ka spermë mashkulli, atëherë bëhet operacioni i testitit për të gjetur spermë, por fatkeqësisht moshës nuk mund ti bëjmë zgjidhje, orën biologjike nuk mund ta kthejmë prapa. Unë porosinë më të madhe për të gjitha femrat e kam dhe e them vazhdimisht, nëse është nën moshën 35 vjeçare dhe nëse brenda një viti nuk arrin shtatzëninë të hulumtojë dhe të shkojë te një mjek që merret me inferilitet, nëse është mbi moshën 35 vjeçare dhe periudha kohore nuk është një vit pritej, por vetëm 6 muaj, duhet të takojë një mjek që merret me inferlitet dhe të bëjë një zgjidhje. Këtu është shumë e rëndësishme njohuritë e pacientit. Qëllimi im është që edhe pacientët të kenë njohuri, nuk është që janë të paditur, por ti kenë gjërat më të qarta. Nuk është se kam hasur vetëm në Kosovë, por në gjithë botën kam hasur një problem i tillë, ku pacientët thonë, unë gjithë analizat i kam bërë, jam krejt normal, dhe po pres. Fatkeqësisht nuk janë të gjitha gjërat e shpjegueshme, por nëse pacienti vjen me kohë thuajse të gjithëve mund t’u bëjmë zgjidhje. Porosia më e rëndësishme është që pacientët nuk duhet të thonë se unë jam krejt normal e të pres moshën deri sa të bëhem 40 vjeçare, teknologjitë dhe mënyrat e fekondimit artificial kanë ndryshuar shumë. Ne kemi sukses, por me kohë me pacientët mund t’ia dalim, dhe për këtë arsye them se vetëm koha është shumë e rëndësishme. 

Bebaime.com: Ju si spital i trajtoni këto raste dhe sa është suksesi te pacientët?

Ahmet Payasli: Përqindja e suksesit është siç e ceka, që sa më e re të jetë pacientja, gjasat për shtatzëni dhe suksesi është më i lartë, dhe sa më shumë shkon mosha në rritje, suksesi në përqindje ulet. Para moshës 35 vjeçare kemi suksese deri në 65 % të rasteve. Në fekondimin artificial askund nuk ka 100 % garancion, por nëse pacienti ka besim te mjeku dhe nëse te i njëjti mjek do të vazhdojë pa marrë parasysh se nuk ka pasur sukses ai pacient do të ketë sukses. Unë në Kosovë e kam parë një problem shumë të madh, dhe besoj se secili mjek mundohet për më të mirë tu ndihmojë pacientëve, por gjinekologu dhe mjeku që merret me inferlitet janë krejt të ndryshme. Vjen një pacient dhe thotë se më ka thënë mjeku që unë jam krejt normal, po në syrin e gjinekologut je normal, sepse nuk ke ndonjë sëmundje, por unë kur e shoh në syrin e një mjeku të inferilitetit, atëherë e shoh se i kanë mbetur një ose dy qeliza vezë. Është shumë e rëndësishme ti tregohet pacientit se ku qëndron problemi. Unë nëse më vjen një pacient për kontrolli, normalisht i them se kështu nuk ke problem, por duhet të ngutesh të bësh fëmijë, sepse periudhës së inferilitetit je duke iu afruar, pavarësisht se ndonjëherë mund të ketë problem edhe në moshën e re. 

Bebaime.com: Sa duhet të ketë rezerva të vezëve një femër për ta arritur shtatzëninë?

Ahmet Payasli: Nuk ka ndonjë numër të caktuar, por ndodh me dy-tri vezë dhe arrin shtatzëninë normale, por kuptohet se sa më shumë të ketë vezë një femër gjasat për shtatzëni janë të mëdha. Kur e shikon një pacient për inferilitet është krejt se si do ti afrohesh atij pacienti, ne kur vjen pacienti i shoh në tri rrugë. Nëse pacienti ka ardhur në moshë të re dhe nuk ka pritur shumë dhe nuk ka provuar shumë për shtatzëni, mundohem ti jap kurajë që të pres edhe një kohë, sepse nganjëherë një incizim të thellë të mitrës që bëhet, pengesat e vogla që ekzistojnë në kanalet mund të hapen dhe të ketë suksese në shtatzëni. Nganjëherë ekzistojnë polipet, atëherë mjeku e bën një operim për ti larguar ato, atëherë shtazani normale është më e lartë nëse është në moshë të re. Terapia tjetër është që e bën përcjellën e ovulacionit dhe së bashku me përcjelljen e tij e bëjmë edhe inseminimin. Rruga e tretë është e infirilitetit. Këtu është shumë e rëndësishme të vendoset se cilit pacient cilin tretman duhet ta provosh. Nëse e bën në kohë të gabuar, i shkakton dëme.

Bebaime.com: Çka është inseminimi dhe IVF?

Ahmet Payasli: Për inseminim japim një terapi, një stimulim që të rriten qelizat vezë për një sasi të caktuar, e japim kur veza arrin një vezë të duhur dhe e bëjmë pjekjen e asaj qelize vezë. Pastaj e marrim spermën e burrit, e bëjmë pastrimin dhe e vendosim në mitër. Insimkimimi i ka përparësitë dhe jo përparsitë e veta. Përparësia më e madhe është se është më ekonomike, proces më i lirë, por gjasat për të mbetur shtatzënë me inseminim nuk janë shumë të larta, nuk shkon më shumë se 20 %. Disavantazhet e kësaj janë se nëse muajin e parë nuk arrihet shtatzënia, muajin tjetër do të fillon prapë nga fillimi dhe në të njëjtin proces duhet të kalojë. Në procedurën e IVF, apo fekondimit artificial prapë fillohet me stimulim, por dozat janë më të larta, shkaku se nuk është qëllimi të rritet një qelizë vezë, por disa, aq sa është kapaciteti. Atëherë, pasi të rriten këto qeliza vezë i tërheqim të gjitha një nga një, mandej i bashkojmë me spermën e burrit secilën qelizë vezë një nga një, embrionet, të cilat fekondohen më së miri një ose dy vendosen në mitrën e nënës, embrion tjerat lihen për herëve të tjera. Edhe kjo punë ka përparësitë dhe disavantazhet. Jo përparësi është vetëm se është proces më i shtrenjtë se inseminimi, kurse avantazhet që i ka, është se gjasat e suksesit që të arrihet një shtatzëni është shumë e lartë. Përveç asaj përparësie, ka edhe përparësi tjetër se ka qeliza vezë të mjaftueshëm dhe krijohen embrione shumë. Nëse muajin e parë nuk arrihet shtatzënia, atëherë në muajin e dytë nuk ka nevojë të nis prej zeros ose nëse arrihet shtatzënia, pas lindjes së fëmijës dhe pas disa vitesh mund të vijë të bëjë transferim tjetër. Avantazhet dhe disavantazhet janë tema që çdo herë diskutohen, por e rëndësishme është që duhet të zgjidhet pacienti se cilin tretman duhet ta marrë. Porosi sa i përket kësaj është kjo. Me të vërtetë kam parë se në Kosovë ka mjek dhe qendra që e bëjnë këtë punë mirë, duke përfshirë si mjek vendor, ashtu edhe të huaj. Në Kosovë pacientët që janë më afër Prishtinës e dinë se ku gjenden dhe çfarë bëhet, e ku bëhen këto tretmanë, por fatkeqësisht në vendet me të largëta në Kosovë ekzistojnë dhe çdo herë e kanë atë mendim se shkojnë te mjeku dhe thonë kështu më ka thënë ai dhe presin disa vite, kur vjen më pas, mbase atëherë është vonë për gjithçka. 

Bebaime.com: Te një femër që ka polipe, myoma, apo edhe bllokime të kanaleve a duhet gjithmonë të shkohet me operacion klasik, apo ka edhe metoda të tjera?

Ahmet Payasli: Fatmirësisht në kohën e tashme të gjitha operacionet gjinekologjike bëhen me laser, këtu normalisht përjashtohet operacioni cezarian dhe operacionet onkologjike që janë më të rënda bëhen në mënyrë klasike. Laporoskopia i ka përparësitë e veta si për mjekun, ashtu edhe për pacientin. Përparësia për mjekun është shkaku që barku i femrës fryhet dhe pamjet janë të qartë dhe shihet çdo gjë ashtu siç duhet. Përparësi për pacientin është se nuk ka prerje të mëdha, pas operacionit pacienti shumë lehtë mund të mobilizohet. Ngjitjet që i përmenda më lartë te operacionet cezariane, te këto operacione janë shumë të vogla, shkaku se prerjet janë diku 2 cm në krejt trupin. Një porosi për gratë: Përderisa në vezoret e tuaj nuk ka kancer ju lus që të mos i largoni vezorët. Nuk ka asgjë që është vërtetuar shkencërisht se për këtë arsye duhet ta largoni mitrën, përpos ndonjë kanceri. Vezorja hiqet vetëm në momentin kur ka kancer dhe nuk hiqet vetëm vezorja, por vezorët, mitra dhe pjesët gjinekologjike. Në mënyrë epidemike kam vërejtur që në Kosovë ka shumë femra që ua kanë larguar vezorët, por asnjë femër nuk e kisha lejuar dhe do ti lusja që të mos i heqin vezorët, sepse nuk ka ndonjë sëmundje, përveç kancerit që të largohen vezorët. 

Bebaime.com: Sa lindje keni kryer përgjatë këtyre tre vjetësh në Kosovë dhe keni ruajtur miqësinë me ndonjë nga prindërit?

Ahmet Payasli: Diku 1500 i kam kaluar, por janë diku deri në 2000. Përveç lindjeve që kam kryer, janë diku rreth 1000 familje që kanë pasur probleme të inferilitetit dhe që sot kanë fëmijët e tyre, po flas për të gjitha pjesët e vendit. Kam shumë pacientë që kemi ruajtur miqësinë dhe këtu nuk e ndjej veten si mysafirë. Edhe si kulturë, ndjehem shumë afër me Kosovën. Në shumicën e kohës jemi në spital, por pas spitalit shpesh më ka ndodhur të takohem me pacientët. Për tre vjet që jam në Kosovë kam kryer te të njëjtit pacient lindje, tash shumë shpejt një pacientes do t’ia kryejmë lindjen e tretë dhe do të dal në fotografi me tre fëmijët. 

Bebaime.com: Çka të pëlqen më shumë në Kosovë?

Ahmet Payasli: Në Kosovë janë larg ushqimeve tradicionale që i kë Kosova, sikur në gjithë botën që po ndodh. Por, këtë mund ta them, se standardi i ushqimit dhe pastërtia që bëhet në Kosovë, është përmbi gjithë standardet botërore. Në Kosovë njerëzit në sektorin e shërbimeve janë shumë më në zhvillim se sa komplet shteti i Kosovës.

 

Intervistoi: TEUTA SINANAJ