Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Qelizat staminale prej kordonit kërthizor, një dhuratë tepër e çmuar për t`u flakur tej

Qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor mund të jetojnë më gjatë se ç’mund të jetojmë ne vetë

Qelizat staminale: tulla ndërtuese të jetës

Trupi i njeriut përbëhet nga më tepër se 200 lloje të ndryshme qelizash të maturuara; secila prej tyre ka nga një funksion të dallueshëm dhe të specializuar. Qofshin ato qeliza të muskulit të zemrës që rrahin në mënyrë ritmike, apo rruaza të kuqe të gjakut që shpërndajnë oksigjen në çdo pjesë të trupit tonë. Të gjitha “qelizat punëtore” të specializuara, kanë rolin e tyre për të luajtur. Qelizat staminale janë ndryshe prej qelizave punëtore të maturuara të organizmit të njeriut. Ato kanë një aftësi të mahnitshme sepse, jo vetëm të shumëfishojnë vetveten, por, edhe krijojnë inde të reja kur ato ndahen e zhvillohen më tej. Zbulimi i qelizave staminale ka qenë një prej arritjeve më të shkëlqyera të mjekësisë moderne. Me këtë aftësi qelizat staminale luajnë një rol kyç gjatë zhvillimit të trupit të njeriut pas konceptimit. Aftësia e tyre për të prodhuar lloje të ndryshme qelizash të specializuara, i bën ato kaq unikale dhe të fuqishme për terapinë mjekësore.

 

Qelizat staminale zhvillohen sipas moshës

Qelizat staminale kategorizohen në varësi të origjinës së tyre dhe sipas llojit të qelizave punëtore, që ato mund të prodhojnë. Qelizat Staminale Embrionale, përdoren në laborator si një mjet për kërkime shkencore për të kuptuar zhvillimin e qelizës, por, ato nuk janë të disponueshme për t’u përdorur për terapi. Këto, mund të shkaktojnë krijimin e pjesës dërmuese të trupit të njeriut dhe sidoqoftë, embrionet duhet të shkatërrohen pas mbjelljes, pasi ndryshe shfaqen çështje etike tepër të mprehta.

Qelizat Staminale të të Rriturve, gjenden në të rriturit por gjithashtu edhe në fëmijët. Qelizat staminale të të rriturve janë quajtur, gjithashtu,“qeliza staminale të angazhuara” apo “të programuara”, përderisa prej tyre mund të prodhohet vetëm një gamë e kufizuar qelizash të specializuara. Me kalimin e kohës edhe ato e humbasin vitalitetin e tyre. Nje kategorizim tjetër i rëndësishën i qelizave staminale i ndan ato në: Qeliza staminale hematopoietike (të gjakut,) të cilat janë qeliza prej të cilave prodhohen gjithë qelizat e gjakut dhe të sistemit tonë imunitar. Qelizat staminale hematopoietike në të rriturit gjenden më shpesh në palcën e kockës e më pak në gjak, dhe në Qeliza staminale mezenchymale. Këto të fundit gjenden në palcën kockore, muskujt, dhjamin e në organe të tjera, duke kanë treguar se kanë aftësi për të prodhuar vetë inde të ndryshme, si indet nervore ose qelizat prodhuese të insulinës në organizmin e njeriut.

 

Qelizat  staminale

 

Qelizat staminale prej kordonit kërthizor - një mundësi që na jepet vetëm një herë në jetë

Qelizat staminale të kordonit kërthizor/umbelikal, janë “qeliza staminale të të porsalindurit”. Ato janë të pranishme më herët sesa “qelizat staminale të të rriturit” e janë më pak të maturuara (më pak të angazhuara) se qelizat staminale të gjendura në palcën kockore ose në organet e të rriturve apo fëmijëve. Qelizat staminale të rrjedhura prej kordonit kërthizor, janë unikale e të njohura se kanë një aftësi më të gjerë se qelizat staminale të të rriturve, për të prodhuar qeliza dhe inde të ndryshme të trupit të njeriut. Ky zbulim i mrekullueshëm i shkencës mjekësore po zbatohet për të zhvilluar terapi për të luftuar sëmundje serioze. Qelizat staminale prej kordonit kërthizor, mblidhen në çastin kur pritet kordoni kërthizor që lidh nënën me foshnjën e porsalindur. Mbledhja është e lehtë, kryhet brenda pak minutave dhe është fare e padëmshme si për nënën dhe për të porsalindurin. Nga pikëpamja teknike mjekësore mbledhja është e thjeshtë e mund të kryhet pas një trajnimi. Aktualisht, mbledhja e gjakut të kordonit dhe indit të kordonit kërthizor mund të kryhet në çdo shtëpi lindjeje edhe Shqipëri, dhe të depozitohen në një bankë të qelizave staminale në Europën Veriore. Pas lindjes, ndërsa ne rritemi, grupet e qelizave staminale të gjendura fillimisht në kordonin kërthizor nisin të ndryshojnë. Ja pse çasti i lindjes është një mundësi, që të jepet vetëm njëherë në jetë, për të “vjelë/marrë” këto qeliza unikale. Ruajtja në ngrirje të thellë pranë një banke të specializuar e të besueshme në Europën Veriore, bën të mundur që ato të depozitohen për përdorim në të ardhmen kurdo që të nevojiten.

 

Qelizat staminale dhe bankat e gjakut të kordonit kërthizor

Bankat e depozitimit të qelizave staminale janë një mundësi unike për të ruajtur tullat e çmuara ndërtuese të trupit të njeriut; gjaku i kordonit kërthizor, indet e kordonit dhe indet dhjamore janë vetëm disa prej burimeve të qelizave staminale të gatshme për të ofruar bazat e terapive mjekësore për mbi 80 lloje sëmundjesh të gjakut, sëmundjeve të lidhura me gjakun dhe aplikime të tjera që i përkasin Mjekësisë Rigjeneruese.

 

Qelizat  staminale

 

Qelizat staminale prej kordonit kërthizor janë unikale

Ato kanë disa avantazhe të rëndësishme të cilat humbasin ose zvogëlohen në rastin e qelizave staminale të të rriturve. Duke qenë vetëm 9-muajshe, ato janë krejt “të reja” e nuk kanë vuajtur prej proçesit të plakjes dhe shpesh ndahen më shpejt dhe janë më të shëndetshme krahasuar me qelizat staminale që gjenden tek të rriturit. Duke qenë të mbrojtura prej mitrës së nënës ndaj shumë viruseve dhe infeksioneve, ato janë më “të freskëta” e ka pak të ngjarë, të jenë të kontaminuara ose të ndikuara prej sëmundjeve. Ato janë "më naive"- që do të thotë se ato kanë më pak të ngjarë të shkaktojnë ndërlikime në transplantet në të tjerët sesa qelizat staminale të nxjerra prej të rriturve.

 

Qelizat Staminale Allogjeneike

Kur pacientëve ju transplantohen qeliza staminale të cilat janë dhuruar prej dikujt tjetër, këto transplante quhen trajtime alogeneike, dhe qelizat e përdorura për këtë quhen qeliza alogeneike. Qelizat allogeneike duhet të testohen për përputhshmëri para se të përdoren. Sidoqoftë, edhe pas testimit, qelizat allogeneike bartin një farë rreziku. Prandaj, kurdo, që është e mundshme, dhe e disponueshme (në varësi të sëmundjes specifike), mjekët do të parapëlqenin që të përdornin për trajtime mjekësore qelizat staminale të vetë personit.

 

Qelizat Autologe

Ky quhet një transplant “autolog” pasi pacientët marrin qelizat që vijnë prej vetë trupit të tyre, e kështu, ato do të jenë shumë më të gatshme për t’u pranuar prej vetë organizmit. Nëse dikush vendos të ruajë qelizat staminale të fëmijës së tij, ka një probabilitet 1 në 4 raste për një përputhje perfekte në ofrimin për transplant tek të afërmit e rrethit të ngushtë të fëmijës.

 

Disa fakte në vend të miteve për qelizat staminale

Prej transplantimit të parë të suksesshëm të qelizave staminale prej kordonit kërthizor në vitin 1988, janë kryer tashmë, një total prej mbi 26,000 transplantesh e çdo vit kryhen mbi 3,000 transplante të qelizave staminale ndaj tashmë flitet me siguri për një standard mjekësor.

 

Depozitimi i qelizave staminale - a ja vlen mundimi?

Sipas nivelit të dijeve në ditët e sotme, mjekët shkencëtarë besojnë se ka një probabilitet të lartë që një fëmijë të përdorë qeliza staminale prej gjakut të kordonit të tij kërthizor, më vonë, gjatë jetës së tij. Tani ky probabilitet është të paktën 1 në 400, dhe është në rritje.

 

Qelizat  staminale

 

A mundet që gjaku prej kordonit kërthizor të konservohet për një kohë të gjatë?

Qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor të cilat janë përgatitur në mënyrën e duhur për depozitim mund të jetojnë, në fakt, më gjatë se ç’mund të jetojmë ne vetë. Kërkimet e deritashme sugjerojnë se qelizat e ruajtura në ngrirje të thellë kanë një kapacitet të pakufizuar.

 

Gjaku i kordonit kërthizor mund të përdoret vetëm për fëmijët?

Edhe të rriturit, mund të kurohen me anë të gjakut prej kordonit kërthizor. Në fakt, ata përbëjnë edhe numrin më të madh të pacientëve. Nganjëherë sasia e disponueshme nuk është e mjaftueshme dhe mjekut i duhet që të përdorë qeliza staminale prej një burimi të ndryshëm. Për sa i takon mjekësisë rigjeneruese, sasia e qelizave staminale është më pak e rëndësishme pasi edhe një sasi e vogël mund të jetë e mjaftueshme për të aktivizuar rigjenerimin e një indi të dëmtuar në trupin e njeriut.

 

A nevojitet gjaku i kordonit kërthizor për qelizat staminale kur në fund të fundit, kushdo, mund të marrë palcë kockore?

Do të ishte shumë mirë nëse do të ishte kaq e lehtë. Është e vërtetë se palca kockore përmban qeliza staminale, por, ajo plaket njësoj si edhe trupi i njeriut, e kështu, humbet si vitalitetin e saj ashtu dhe dobishmërinë, dhe mund të preket prej të njëjtave sëmundje sikurse edhe pjesa tjetër e trupit të njeriut (p.sh. Diabeti i tipit II). Në dallim nga tyre, qelizat staminale prej kordonit kërthizor, janë të reja, të freskëta e të paprekura nga sëmundjet, duke ofruar shumë më tepër fleksibilitet. Kordoni kërthizor, gjithashtu, përmban një gamë më të gjerë të qelizave staminale sesa palca kockore.

 

Cryo-cord – proçesi i përpunimit të sigurtë

Para lindjes, çiftet ose nëna e interesuar për mbledhjen e qelizave staminale prej gjakut dhe kordonit kërthizor pajisen me një kit special të mbledhjes, i cili i mundëson mjekut, mbledhjen e gjakut dhe të indit të kordonit kërthizor të foshnjës. Menjëherë pas lindjes, ai tërhiqet e dërgohet në bankën e qelizave staminale të në një vend të Europës Veriore - një laborator i fjalës së fundit të shkencës. Aty kontrollohet e përgatitet më tej, për depozitimin e qelizave staminale. Të gjitha mostrat e gjakut dhe kordonit kërthizor testohen për infeksione, si me natyrë bakteriale apo virale duke përdorur një metodë diagnostikuese të Reaksionit Zinxhir të Polimerazës (PCR). Gjatë ekzaminimit dhe përgatitjes, qelizat staminale ruhen duke përdorur teknologji bashkëkohore e më pas përcaktohet sasia dhe cilësia e tyre. Ato, më tej ndahen e konservohen në temperaturë më të ulët se -185°C në gjendjen e gaztë të azotit të lëngët. Ky proçes është i njohur si konservimi në ngrirje të thellë. Në dallim prej gjakut të kordonit kërthizor, vetë kordoni kërthizor, përmban, kryesisht, qeliza staminale prej indesh të quajtura qeliza staminale mezenchymale. Këto qeliza, gjenden, kryesisht, në të ashtuquajturin ‘Xheli i Ëhartonit’ - një burim i pasur me qeliza staminale të cilat i interesojnë shumë Mjekësisë Rigjeneruese.

 

E ardhmja është e shkëlqyer

Në 1988 u provua, përfundimisht, se gjaku i kordonit kërthizor mund të përdoret për të zëvendësuar palcën kockore difektoze të njeriut. Që prej asaj kohe, qelizat staminale hematopoietike (të gjakut), janë kthyer në terapi të qëndrueshme për mjaft sëmundje të gjakut, të tilla si Leuçemia (kanceri i gjakut), Anemia (mungesa e hemoglobinës) e për disa sëmundje autoimune (atëherë kur trupi sulmon qelizat e veta).

Suksesi i parë i vlefshëm në përdorimin e qelizave staminale hematopoietike (të gjakut) prej kordonit kërthizor, ndodhi në vitin 1988. Në atë kohë, një djalë 5 vjeç, i cili vuante një çrregullim të rrallë gjenetik të quajtur Anemia e Fanconit, u trajtua me qeliza staminale prej motrës së tij të porsalindur. Tani, 26 vjet pas transplantit, djali, jo vetëm që gëzon shëndet të plotë por sistemi i tij imunitar dhe i gjakut janë bërë plotësisht funksionalë pas këtij transplanti. Në 1988, mund të trajtohej vetëm një sëmundje me anë të qelizave staminale të nxjerra prej kordonit kërthizor e dhjetë vjet më parë një numër sëmundjesh vetëm sa gishtat e një dore. Ndërsa në ditët e sotme, qelizat staminale prej kordonit kërthizor, përdoren me sukses për trajtimin e më se 70 lloje sëmundjesh. Jo vetëm që numri i trajtimeve të tilla është rritur pa masë përgjatë dy viteve të fundit, por, gjithashtu, edhe lista e sëmundjeve të trajtueshme me anë të qelizave staminale është zgjatur ndjeshëm. Tumorët jo-të gjakut si retinoblastoma (tumori në sytë) e neuroblastomat (tumorët në tru), i janë shtuar së fundmi listës së trajtimeve. Shpejtësia e mahnitshme e kërkimeve dhe provave klinike të cilat përdorin gjakun e kordonit kërthizor, ka çuar në trajtimin e sëmundjeve që askush, nuk i kish menduar më parë. Provat klinike në trajtimin e sëmundjes metabolike të trurit (sëmundjet e Hurler, e Krabbe dhe e Turner), paralizat nga hemoragjitë cerebrale e Diabeti i tipit 1(i njohur dhe si Diabeti Juvenile), i janë bashkuar terapive të suksesshme.

Zbulime të reja, emocionuese, shkencore, kanë treguar se, në laborator, qelizat e gjakut të kordonit kërthizor, mund të zhvillohen më tej në qeliza të mëlçisë, veshkës, qeliza nervore, të muskulit të zemrës e në qeliza prodhuese të insulinës. Ky zbulim i mrekullueshëm i hap dyert përdorimit të qelizave staminale në atë që njihet si Mjekësia Rigjeneruese. Aktualisht në botë shkenca mjekësore është duke zhvilluar mjaft kërkime dhe prova klinike të cilat rritin shpresat për përdorimin gjithnjë e më të gjerë të qelizave staminale për trajtimin e qëndrueshëm të gjithnjë e më shumë sëmundjeve edhe kërcënuese për jetën apo ato të cilat nga dita në ditë po kthehen në një shqetësim për shëndetin publik.

https://www.youtube.com/watch?v=PjYblc6jS0I

 

Përshtatur nga Obst-Gyn

MIMOZA KETA

+355 69 203 39 65

E trajnuar për marrjen e qelizave staminale 28 shtator 2014.

 

 

Alba Al (9 vite më parë)
Bebi bebushi ne shqiperi vjet kur e bera une kushtonte 2400€ per 25 vite
Ina ** (9 vite më parë)
Nje pyetje kam, nese ka dikush info, eshte nje pike qe thote qe kur jane te pamjaftueshme qelizat, merren edhe nga burime tjera.. A ka ndonje mundesi qe nese une ruaj qelizat e femijes, ato te perdoren per dike tjeter? Ose thjesht te perdoren per dicka tjeter, po marr shembull kot, eksperimente, klonime e ku di une?!! Fundja eshte ceshtje dna-je.. :(
Ina 86 (9 vite më parë)
Bebi bebushi rreth 2000 euro eshte per 20 vjet :)
Bebi Bebushi (9 vite më parë)
Shum kam deshire me dit qmimin e kesaj procedure dhe pastaj mirmbajtjes vjetore ne banke?!! Doktoreshe te lumte!
T L (10 vite më parë)
Pershendetje, un i kam dhuru gjakun e kordonit kërthizor para 1 vite e gjys ne Gjermani.

/komuniteti