print

Të ushqyerit nga gjinjët : Fillimi

Përmbajtja

Si të filloni të ushqyerit nga gjinjët

Ushqimi me gji

Menjëherë si ta mbani në duar për herë të parë foshnjën tuaj të porsalindur në dhomën e lindjes në spital, vënjani buzët e saj në gjinjët e juaj. Qumështi juaj ende nuk filluar të dalë, por gjinjët e juaj prodhojnë një substancë të quajtur kulloshtër, colostrum i cili ndihmon në mbrojtjen e foshnjës suaj nga infeksioni.

Mos keni panik në rast se foshnja juaj ka vështirësi në gjetjen apo në të qëndruarit në gjirin tuaj.

Ushqimi me gjinjë është një formë arti e cila kërkon durim dhe shumë ushtrime. Askush nuk do të pret nga ju që të jeni ekspert që në fillim, prandaj mos hezitoni që ta pyetni motrën medicinale se çfarë duhet bërë gjatë kohës sa jeni të shtruar në spital.(Nëqoftëse keni foshnje të lindur parakohe ndoshta nuk do të mund ta ushqeni menjëherë, por ju do të duhej të filloni ta shtrydhni qumështin tuaj. Foshnja juaj do të ushqehet me shishe me këtë qumësht gjer sa të jetë rritur ca, dhe me pastaj do të fillojë që të ushqehet nga gjiri).

Një herë si të filloni të ushqyerit, mbani në mend se ai nuk duhet të jetë irritues dhe i lëndueshëm. Vini re se si ndjehet gjiri juaj kur foshnja juaj fillon ta thith. Në rast se thithja dhemb atëherë duhet ta ndërpreni të ushqyerit duke futur gishtin tuaj të vogël në mes të mishit të dhëmbëve të foshnjës suaj dhe gjirit dhe pastaj të provoni përsëri. Njëherë si të fillojë ta thith gjirin si duhet më nuk do të këtë problem.

Sa shpesh duhet ta ushqeni

Sa me shpesh. Sa më shpesh që ta ushqeni aq më shumë do të dalë qumësht nga gjiri juaj. Të ushqyerit nga 15 min. Çdo herë që ta ushqeni, 8 deri në 12 herë mbrenda 24 orëve, është sasia e cila synohet. Duke u bazuar në këshillat e fundit nga Akademia e Pediatërve Amerikanë, ju duhet ta ushqeni foshnjën tuaj sa herë që të tregojë shenja të urisë siç janë shqetësimi apo aktiviteti i shpeshtuar, të kërkuarit e gjirit tuaj, etj. Qarja është shenja e fundit e urisë, me fjalë të tjera koha me ideale për ta ushqyer foshnjën tuaj është para se të fillojë të qajë.

Gjatë ditëve të para, shpesh do të duhet ta zgjoni foshjën tuaj për ta ushqyer dhe ai të flen përsëri në mes të ushqyerit. Si të fillojë foshnja juaj që të rri zgjuar për kohë më të gjatë, mund të krijoni një orar të ushqyerit çdo 1–3 orë (më rrallë gjatë natës kur ai fillon të flejë më gjatë).

Si të rehatoheni

Pasi që të ushqyerit mund të zgjasë deri në 40 min. , zgjedhni një vend të rehatshëm për ta ushqyer. Mbani foshnjën tuaj në atë mënyrë që nuk do të ju mpijë duart dhe shpinën tuaj. Eshtë shumë praktike në rast se e mbani kokën e foshnjës tuaj me duar, por pozita që do ta zgjedhni mvaret se sa do të ndjeheni ju rehatshëm. Nëqoftëse jeni ulur, një jastëk do të ishte ndihmesë e madhe për foshnjën tuaj. Mos filloni ta ushqeni foshnjën tuaj para se të rehatoheni, pasi që do të jeni në atë pozitë për një kohë të gjatë.

Çfarë duhet të hani ju

Një dietë e thjeshtë normale është krejt çka ju nevojitet, kur jeni duke ushqyer me gjinjë foshnjën tuaj.

Ekspertët më parë kanë rekomanduar që nënat të cilat ushqejnë foshnjat me gji duhet të marrin 400 deri 500 kalori shtesë në ditë, por hulumtimet e fundit tregojnë se ju nuk keni nevojë për këtë zgjerim me kalori, thotë eksperti i të ushqyerit me gjinjë Kathleen Huggins, autor i librit The Nursing Mother's Companion. Ju do dëshironit të mbani një dietë të shëndoshë dhe të balancuar për shëndetin tuaj personal, por nuk duhet ti përmbaheni rregullave të komplikuara dietale për ta ushqyer me sukses foshnjën tuaj.

Do të duhej të limitoni kofeinën, ti shmangeni çokollatës, ushqimeve djegëse, dhe gjërave tjera irrituese që hyjnë në qumështin e gjinjëve dhe mund ta ngacmojnë foshnjën tuaj. Përkujdesuni që të merrni plot lëngje oxitocina e çliruar nga trupi juaj gjersa ju e ushqeni me gjinjë foshnjën tuaj do të ju bëj të etur dhe do të ju përkujtoj që të pini lëngje.

Mbani në mend se, edhe pse të ushqyerit me gjinjë është një gjë natyrale, do të mund të jetë shumë e vështirë në ditët e para se foshnjës tuaj. Këshillohuni me mjekun apo të afërmit të cilët e kanë bërë këtë gjë më parë, ndihma dhe këshillat e tyre mund të jenë shumë të vlefshme.

Problemet në të cilat mund të hasni

Edhe pse nënat kanë ushqyer fëmijët e tyre me qumësht të gjirit me shekuj, të ushqyerit me gjinjë nuk është gjithmonë i lehtë. Shumë nëna kënë vështirësi që në fillim.

Disa nga problemet më të shpeshta në të cilët mund të hasni janë:

- Zënja e gjirit me gjak - Zënja e gjirit nga gjaku i grumbulluar

- Mpimja e gjirit

- Mastitisi - Infektimi i gjirit

Mos vuani në heshtje. Thërrisni mjekun (posaçërisht në rast se mendoni se keni infeksion) dhe posaçërisht kur shqetësimi i juaj fizik pengon të ushqyerit e drejt të foshnjës suaj.

Çfarë do të mund të ndjeni

Disa nëna i përshtatën të ushqyerit me gjinjë shumë lehtë, pa pasur pengesa fizike apo emocionale. Por shumë nëna të reja e kanë vështirë që të mësohen prandaj nëse ndjeheni e dëshpëruar dhe e demoralizuar nuk jeni të vetmuar.

Është normale që të ndjeheni e mbingarkuar nga kërkesat konstante të foshnjës suaj në fillim. Në rast se vendosni të heqni dorë, atëherë thërrisni mjeku specialist i të ushqyerit me gjinjë. Këta ekspertë do të ju shikojnë se si e ushqeni me gjinjë foshnjën tuaj dhe do të ju japin këshilla. Poashtu mund të flisni me mjekët tjerë ose me gratë më të moshuara për çfarë do lloj problemi shëndetësor që mund të keni dhe që mund të ju pengojë në të ushqyerit e suksesshëm të foshnjës suaj.