Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-alergologen

Rreth alergjise pranverore tek femijet e vegjel

Pershendetje dr. Anxhela. Ju faleminderit paraprakisht qe na ndihmoni. Vajza ime 6 vjece ka alergji nga poleni. Deshta te di a mund ti jap terapi per ta zbutur apo parandaluar shfaqen e simptomeve, gjithmone duke theksuar se eshte e vogel, dhe nuk dua qe ti jap ndonje terapi te rende. Ju faleminderit shume. 

Arta Hoxha (3 vite më parë)

Dr. Anxhela Gurakuqi - alergologe
Alergologja përgjigjet
Dr. Anxhela Gurakuqi

Pershendetje Znj. Arta, po ju mund t'i jepni terapi antialergjike edhe ne kete moshe. Rreziku i alergjise nga polenet (dhe jo vetem) eshte jo me shume tek rrufa (rrjedhje hundesh, kruarje dhe skuqje sysh), por eshte me shume tek azma bronkiale.

Nese duhet parandaluar zhvillimi i azmes, eshte me e mira t'i behet nje kontroll i plote me anen e aparatures Body Box, sigurisht edhe nje vizite e femijes.

 

Mbetemi ne kontakt, nese ju nevojitet ndihma ime ketu ne Tirane,

Dr. Anxhela

Doktore Shkencave ne Alergologji ( per femije dhe te rritur)

Klinika Aero-Life

Mob:+ 355 69 30 40 127

Arta Hoxha (3 vite më parë)
Ju faleminderit shume per pergjigje doktoreshe. Ju pershendes.

/komuniteti