Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-alergologen

Alergjia ne insekte

Pershendetje, kam nenen alergjike ne insekte. Si e prek nje mushkonje apo çfaredo insekti behet me alergji, si ta ndihmoje? Flm, Yllka.

(9 vite më parë)

Dr. Anxhela Gurakuqi - alergologe
Alergologja përgjigjet
Dr. Anxhela Gurakuqi

Pershendetje!

Duhet te mbahet ne shtepi paketa e urgjences (me Adrenaline, Ultrakorten, shiringa injeksioni, si dhe tableta antihistaminik), se pickimi nga insektet mund te coje edhe ne reaksione te renda (shok anafilaktik me gjendje te fikti, ku duhen dhene mjekimet e mesiperme urgjent, pra eshte e mira te disponohen ne shtepi, dhe brenda datave te skadences.

Nena duhet te evitoje qendrimin ne kopesht me peme frutore, ku qarkullojne zakonisht shume insekte, dhe sidomos te evitoje ngrenien e te emblave ne keto ambiente (recel, mjalte, ushqime qe terheqin insektet). Eshte interesante te thuhet qe edhe po te lyhesh me parfum, ose te veshesh rroba me ngjyra te ndezura, insektet terhiqen me shume.

Per cdo detaj me shume, mund te me telefononi, Dr. Anxhela.

/komuniteti