Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biokimistin-klinik

A jane te gjitha keto analiza per shtatzeni?

Pershendetje e nderuar shpresoj qe sju lodhi shum dhe shpresoj se me ktheni nje pergjigjeje. Triodtironina (t3 ) nmol/l rezultati 2.10.. Vlerat referente 1.3-2.5 . Tiroxina ( t4) nmol/l rezultati 131.3 vlerat referente 69.0-155.0 utsh ,mu/l rezltait 3.0 vlerat referente 0.3-3.8 prolaktina mg/ml rezultati 22.1 vlerat referente (femrat) 4.79-23.3. Anti tg ab, iu/ ml rezultati 36.7 vlerat referenente normal < 100. Vlerat kufitare 100-150. Te rriturat >150 thyreoglobolin , ng ml rezultati 24.0 vlerat referente 1.7-35.0. A jan gjitha kto analizat per fillimin e ne shtatzanije te re mbas 3 aborteve ? Skam pas mundi me shku mej lexu se i kam ba ne kosov kto analiza e une jetoj jasht ju kisha lut nje pergjigje a jan ne rregull ?

Samira K (3 vite më parë)

Dr. Mrika Kutllovci - Pervetica - mjek - biolog
Biokimisti klinik përgjigjet
Dr. Mrika Kutllovci - Pervetica

Pershendetje znj. Samira,

Falemnderit per pyetjen tuaj.

Se pari per planifikim te nje shtatezanie pas ketyre tri aborteve (keto quhen aborte habituale) dhe kerkon egzaminim me te detajuar qofte nga ana e gjinekologut qofte nga ana e analizave laboratorike. Se pari duhet te eliminohen semundjet infektive, te behen analiza te quajtura TORCH (toxoplazma, rubella, citomegalovirus, herpes virus), pas ketyre duhet te behen edhe testet tjera te hemostazes, dhe analizat per tromboz te venave te thella qe perfshijne edhe faktoret e koagulimit etj (keto hyjne ne panel te vecanet), duhet konsultuar kirurgun vaskular, hematologu, dhe gjithsesi gjinekologu juaj.

Sa i perket hormoneve qe ju keni cekur, ato nuk mjfatojne, duhet te behet komplet nje status hormonal edhe ate ne dite te caktuar te ciklit menstrual, qe nenkupton ne diten e 3-te, diten e 7-te, diten e 14-te, diten e 21-te, si edhe chlamidia ose strisho ose ne gjak, kjo varet si e preferon gjinekologu juaj.

Gjithe te mirat, jeni e mirepritur.