Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biokimistin-klinik

Rreth progesteronit
Pershendetje e nderuar,

A mund te me tregoni per vlerat normale te progesteronit te nje grua shtatzene. Nese ndihmon ne pergjigjen tuaj, konkretisht sa duhet te jete vlera e progesteronit ne javet 26-28. Ju faleminderit.
Sumejja Sumejja (3 vite më parë)

Dr. Mrika Kutllovci - Pervetica - mjek - biolog
Biokimisti klinik përgjigjet
Dr. Mrika Kutllovci - Pervetica

Pershendetje znj. Sumeja,

Falemnderit per pyetjen tuaj.

Ne bazohemi ne vlerat referente te aparatures sone (sepse keto variojne ne varesi te aparatit qe punohet progesteroni apo lloji tjeter i analizes).

Per shembull ne nje lloj aparature vlerat referente ose normale te progesteronit ne:

3 mujorin e pare te shtatezanise jane:15.8-48.0 ng/mL

3 mujorin e dyte te shtatezanise jane :15.6-74.0 ng/mL

3 mujorin e trete te shtatezanise jane:45.0-143.0 ng/mL

Sipas aparatures sone ne vleresojme se ne 3 mujorin e trete te shtatezanise vlerat referente ose normale duhet te jene :45.0-143.0ng/mL (por perseri cek qe jo te gjitha aparaturat kane vlerat e njejta referente.

Gjithe te mirat, suksese.

Sumejja Sumejja (3 vite më parë)
Ju falenderoj shume per pergjigjen tuaj.