Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Desha te dije me shume rreth qelizave staminale

Miredita doktor. Kam degjuar qe kordoni kerthizor i foshnjes permban qeliza staminale qe mund te shpetojne jeten, sa eshte e perhapur kjo gje ne Shqiperi e Kosove dhe a ja vlen kjo gje qe ta bejme? Faleminderit shume. Shpresoj qe e bera pytjen si duhet.

Melina Nako (11 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje Melina,

Eshte shume e vertete qe kordoni umbelikal i femijes permban qeliza te njohura me emrin qeliza staminale. Keto jane qeliza te cilat mund te diferencohen ne cfare do lloj qeliza te organizmit, pra ne qeliza retine te syrit (praktike rutine), qeliza melcie, etj ejt. E thene kjo ne menyre teorike. Per nga ana praktike, me keto tipe qelizash punohet cdo dite ne bote per te arritur kerkime te reja mbi to. Nuk e di se per cfare konkretisht jeni te interesuar qe tju ndihmojne keto qeliza. Sot ne Shqiperi keto qeliza mund te ruhen per nje nevoje te mundshme ne te ardhmen, por vetem kaq. Per cdo ndihme te mevonshme me to, pra per perdorimin e tyre, besoj do tju duhet te drejtoheni jasht vendit, ne institucionet perkatese kerkimore te tyre, ose ne rastet kur aplikimi per nje drejtim te caktuar eshte konkret atehere keto qendra mund te jene me te perhapura.

Nuk e di nese arrita te qartesoj disi interesin tuaj mbi kete fushe.

Per cdo gje tjeter mos hezito te me kontaktosh.

Me respekt

Rigersi

/komuniteti