Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Ju lutem me tregoni si te veproj?

Pershendetje doktor.ju pergezoj per punen qe beni kundrejt nesh.sikurse qe kam shkruar me pare dhe kam treguar rastin e burrit tim qe pas nje viti te deshtuar ne arritjen e nje shtatzanie,vendosem te bejme analizat.konkluzionet nxorren qe burri im vuante nga varikocela e grades se dyte dhe si rezultat kishte dhe levizsheri te ulet te spermatozideve por edhe morfologji te dobet.doktori i dha tre muaj ilace.pas tre muajsh terapi ndryshimi ishte 0.perseriti analizen dhe doktori i dha terapi tjeter.kesaj here levizshmeria ndryshoi per mire po morfologjia u perkeqsua nga 3 shkoi ne 0 perqind normal dhe 100 perqind jo normal.pasi u pa ky rezultat dokyori ia ndyshoi serisht terapin dhe tani u be dy muaj qe po i ben dhe i kan ngel dhe dy te tjere po mesa duket asnje ndryshim.si mendon a mund te kete ndryshime te mira apo duhet te kerkojme me ngulm operacionin.u be u be gati 8 muaj me terapi dhe deri kur ti mbaroj behen 10.a ja vlen me te merremi me keto terapi.rezultatet e spermiogrames i keni ne emailin paraprak .ju lutem nje pepergjigjie se po na bejne shum konfuz keto mjeket.faleminderit paraprakisht

E...d...a... <3<3<3<3<3 (9 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Une kam shume deshire ta shikoj me teper kujdes rastin e bashkeshortit tuaj. Ju kam bere attach 1 dokument i cili do te na lehtesonte kohen te dyve per te derguar informacionet e nevojshme njeri tjetrit lidhur me situaten. Ne kete moment do kisha nevoje qe ju te me dergonit te gjithe spermogramat e kryera te bashkeshortit ne data respektive duke perfshire edhe ne hapesiren e shenimeve ne formular, ilacet apo suplementet e perdorur nga bashkeshorti dhe periudhen e tyre te perdorur per te pare se si ka qene ndryshimi i tyre. A kane pasur efekt apo jo dhe nese jo si ka qene analiza e spermogrames ne periudhat qe eshte marre suplementi. Emrat tuaj nuk jane te nevojshem (per te ruajtur privatesine) por mosha juaj e te te dyve do te ishte ndihmuese ne gjykimin tim.

Te lutem me dergo email duke mbushur nga 1 formular per sejcilen nga spermogramat e kryera (ju kemi derguar formularin ne emailin tuaj) dhe do tju kthej pergjigje sa me shpejt te mundem.

Me respekt.

Bebaime Admin (9 vite më parë)
Pershendetje Eda, te lutem kontakto ne emailin rballa.edu.al@gmail.com ose ne info@bebaime.com sepse emaili me te cilin je regjistruar rezulton si jovalid. Gjithe te mirat.
Rigers Balla (9 vite më parë)
Me kontakto ne emailin tim privat te ta nis aty sepse ketu nuk vjen dot. Emailin tim e ke tek te dhenat personale te miat. Rigersi
E...d...a... <3<3<3<3<3 (9 vite më parë)
doktor te falenderoj pa mase qe po mundohesh te me ndihmosh.mua nuk me ka ardhur asnje formulare,ju lutem ma dergoni dhe nje here.

/komuniteti