Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Levizshmeria e spermes 60%

Pershendetje doktor desha te bej nje pyetje burri e ka levisshmerine e spermes 60 perqind neve na kan preferuar ivf pasi une kam probleme me vezoret a eshte kjo e mjaftueshme qe te behet nje ivf,dhe desha te pyes kam bere analizat te gjitha dhe glukoza me kishte dale 5.43kurse vlera normale ishte 5.5 a eshte normale une jam 36 vjet flm per pergjigjjen

Adelina Xhelili (1 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Mirembrema,

Do doja shume tju ndihmoja qe te qartesoni sa me teper situaten rreth problemit te infertilitetit tuaj. E verteta eshte qe me kaq informacion qe ju keni listuar e kam te pamundur tju ofroj ndihme. E para sepse vlera e levizshmerise eshte domethenese nese do te kishit perfshire edhe detajet e tjera te spermogrames sepse ne mungese te perqendrimit te spermogrames nuk mund tju them dot nese 60% eshte vlere normale. Ne vetevete eshte vlere normale per te qene por paralelisht nevojiten parametrat e tjere per te percaktuar se ku qendron problem dhe a eshte IVF zgjedhja e duhur. E dyta. Problemet me vezoret jane nga me te ndryshmet por mbi te gjitha per pjesen e shkaqeve femerore eshte mire te konsultoheni me nje mjek/e gjinekolog/e.

Nese me te vertete ju nevojiten sygjerimet e mia mbi mundesite per arritjen e nje shtatezanie dhe mundesite e teknikave te riprodhimit te asistuar, atehere me dergoni pak me teper detaje qe edhe une te jem me ne brendesi te situates dhe sa me i sakte ne gjykim.

Me kenaqesi pres te me shkruani serish.

Rigers Balla

/komuniteti