Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

A mund te na e komentoni kete analize?

Pershendetje, Kam nje pyetje per nje familjare. Ka 7-8 muaj martese dhe nuk ka arritur te shtatzania. Vlerat e spermogramit te bashkeshortit jane keto: volumi 2cc. e verdhe e bardhe eshte ngjyra. era eshte normale. Koha e shkrirjes 30min. koncentrimi ne mililiter eshte 12 milion. levizshmeria 55 perqind. progresioni %5(+4) %30 (+3) %20(+2). morfologjikisht normale jane vetem 2. ndersa jonormale 98 perqind. aglutinimi copeza e rrethore te gjitha jane Jo. Analiza eshte bere ne nje nga laboratoret me te mira te vendit dmth ne kushte te mira. mostra eshte dorezuar ne vend dhe jane lexuar instruksionet para analizes. Pervec stresit qe ka pasur, personi as nuk pin duhan as alkool qe te mund te kene ndikuar ne rezultat. Abstinenca ka qene 4 dite. Ne pritje te pergjigjes suaj. Flm shume

Sumejja Sumejja (8 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Shume pyetje e qarte nga ana juaj.

Po e nis me nivelin dhe parametrat e spermogrames. Ne te vertete analiza nuk ka probleme mjaft te medha. Numri i perqendrimit pak me i ulur dhe morfologjia nen 4 jane 2 parametrat qe une shikoj te jene nen norme por e theksoj shume pak nen norme. Organizata boterore e shendetit bazuar ne studimet qe ka kryer dhe statistikat e mbledhura ka arritur ne nje konkluzion qe perqendrimi duhet te jete minimumi 15mil/ml dhe morfologjia 4%. Por asnjehere nuk mund te jemi kategorik. 15mil/ml do te thote qe rastet e mbledhura kane varijuar nga 13-16mil/ml. Ndersa persa i perket morfologjise rezultatet kane qene 3-4%. Duke marre parasysh keto parametra, personi ne fjale ne konsideraten time nuk ka probleme. Megjithate per korrektesi protokolli, te perserise analizen pas 4-6 jave dhe me kontaktoni serish. Nderkohe qe çifti vazhdon te tentoje per shtatezani.

Ne nje moment te dyte diskutojme rrugen qe duhet te ndjekin pacientet.

Me respekt

Rigersi

/komuniteti