Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Varicocele testis

Psh doktor, burri eshte bere para 3 jave operacion nga hernia ingulinare, ndersa njerin testikuj prap e ka te leshuar po ne ate ane qe eshte operuar, urologu i pate thene se ke varicocele testis, ndoshta me von duhet inervenim, po ai testikuj gjate mardhenjeve i hyne ne qese brenda sipas tij, perpos steriliteti qe ka levizshmeri, a paraqet naj rrezik tjeter varcicele me qense ka ba operacion dhe nuk perballon nje operacion tjeter.

Alea Morina (8 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Miredita,

Persa i perket rrezikut nuk eshte pjese e cila me takon mua ta gjykoj por kirurgut qe do te marre persiper operacionin.

Ne te njejten kohe, thjesht mund tju them qe varikocela eshte shkaktari me i madh i infertilitetit mashkullor.

Urologu ju sqaron me qarte mbi te por ne zakonisht ja keshillojme si nderhyrje bazuar ne disa arsye te caktuara, nder te cilat permendim ulje te parametrave te nje analize spermograme dhe shqetesim te vazhdueshem, dhimbje, moshe e re riprodhuese, renie testosteroni etj.

Ne rastin tuaj konkret, me vetem kaq informacion, nuk ju keshilloj dot por nese keni patur kontakte me urologun jam i bindur qe ai do tju keshilloje ashtu sic duhet.

Me respekt

Rigersi

/komuniteti