Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Analizat e meparshme te bashkeshortit

Prsh Doktor ju shkruaj edhe njehere pasi para 4muaj me keni kthyer pergjigje dhe keni kerkuar edhe analiza te meparshme te bashkshortit duket sikur diqka nuk ka shku si duhet dhe pytja nuk ka ardhur deri te ju sidoqoft tani ju shkruaj perseri por jo per analizat e meparshme po per nje analiz qe kemi bere sa qendruam ne Kosov per pushim para 3jave duke shpresuat se sadopak ndoshta e dini problemin time qe ju kame kjatsuar ne pytjen e mehershme.tani kemi kete rezultat vellimi 4.5ml era karakteristike ph8.2 viskoziteti normal likvefaksioni 23' forma normale 51% format patologjike 49% leukocitet 40-45 eritrocitet 14-16 qeliza epiteljale 1-2 numri i spermatozoideve 40x10/6 nuk e ka cek po si duket ne ml spermatozoid te levizshem 12% pak te levizshem 16% te palevizshem 72 % duke theksuar se nuk ka qen nje laborator i specializuat per spermiogram po nje laborator i pergjithshem disa parametra jane dukshem me te mire se analizat e mehershem qe mbone ndoshta te mos i besoj por levizshmeria ka dal prap si me pare duke shenuat pak rritje duke me bere edhe te besoj nga pak ne vertetsin e rezultatit.pas gjithe kesaj vizituam nje urolog i cili pas ekzaminimit qe beri theksoj qe gjithqka duket normal por ka varicoca ne shkallen e pare gje qe edhe ne vete e zbuluam por dr ketu ne zvicerr burrit nuk i kane propozu asnjeher per operim duke e dite qe deshirojm femij vetem na thojshin ivf burri eshte 42 vjeqar une 28 po tani pytja eshte a ja vlen burri te operohet a ka permisim apo vetem malltretomi ose a mundet me pas pasoja mbas operimit mu keqesu edhe me ahume gjendja e spermiogramit? Burri per momentin eshte duke perdor trental 400mg dhe bioarginina 1.66g/20ml oral dy here ne dite theksoj qe nuk konsumon as alkohol as duhan.kemi bere edhe spermio kulturen chlamydien mikoplasma ureaplasma te gjitha negative kemi dy vite tentim gati nje ivf te deshtuar dhe dy inseminime tani burrit ne raport i shkruan dh.oligoastenospermia theksoj qe te une gjithqka rezulton pozitiv nga ana mjeksore pervet qe gjendrrat tiroide i kam nenfuksion ku po trajtohem me eltroksin 50mg dhe kam cikel te rregult duke ju falemderuar pa mase pres me padurim pergjigjjen e juaj per hapat e ardhshem pasi nuk di me qka te veproj dhe prap dua ta di a ja vlen burri te operohet per varicocela pasi kemi frik ju falemderoj per durimin shendet per ju dhe familjen

Shkurte Hajdari (8 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Rezultatet jane te nje formati ndryshe nga ato te heres se pare. Mbase ato te heres se pare ishin me te preferuara per mua. Gjithsesi po ju jap 1 mendim dhe sqarim timin mbi situaten e bashkeshortit. Ketu po marr ne konsiderate edhe rezultatin e pergjigjes se pare.

Normalisht nje morfologji me e ulet se 4% dhe nje levizshmeri e ulet jane parametra shqetesues dhe pengues ne arritjen e nje shtatezanie. Arsyeja e tyre mund te varijoje duke nisur nga varikocela e cila ne graden e pare rrallehere shkakton demtime te ketij nivele. Gjithsesi kjo mbetet per tu marre parasysh ne varesi te rastit. Shkak tjeter mund te jete edhe ndonje infeksion i mudshem. Ne shpeshhere perballemi edhe me raste te cilet e kemi te pamundur ti gjejme nje shkaktar. Sido te jete, ju mjekimin e duhur e keni marre. Fatkeqesisht limitet e rikuperimit te spermatogjenezes jane gjithashtu 1 pengese per ne. Nese mjekimi nuk jep permiresime atehere me protokoll ne duhet tju sygjerojme teknika te riprodhimit te asistuar apo ndryshe IVF.

Persa i perket varikoceles eshte me mire te mos komentoj sepse nese eshte dikush i cili do marre persiper nderhyrjen apo edhe shanset per rikuperim ai eshte urologu. Fakti qe nuk jua ka keshilluar do te thote qe ai nuk shikon shanse per permiresim. Pastaj persa i perket deshtimit te IVF ne te vertete fatkeqesisht nuk eshte ndonje dicka e pazakonte ne fushen tone.

Shpresoj shume tju kem ardhur sado pak ne ndihme.

Me shume respekt

Rigers Balla

/komuniteti