Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-dermatologun

Nishani ne faqe

Persh e nderuar doktoreshe se pari te uroj mire se ardhje, deshta te pyes rreth nishanit tim ne faqe, kete nishan e kam qe nga lindja po qe dy dite mu ka fry si nje pucerr edhe kur po e preki po me dhemb, jam shume e shqetesuar, cfare mund te jete edhe cfare me propozoni ju? pres pergjigje.

Leta Shala (11 vite më parë)

Dr. Shkëndije Dobruna - dermatologe dhe dermatokirurge
Dermatologja përgjigjet
Dr. Shkëndije Dobruna

Pershendetje Znj. Shala,

Sipas te gjitha gjasave duhet te jete ndonje folikulit - infeksion poshte nishanit i cili duhet te trajtohet lokalisht me kremera antibiotiku. Nuk mund te zhvillohet diqka e rrezikshme per nje kohe kaq te shkurter. Nese nuk qetesohet brenda pak ditesh duhet te lajmeroheni tek dermatologu per mjekim.

Cdo te mire

Dr. Shkendije Dobruna

Leta Shala (11 vite më parë)
arbrora mbreda nje dite e kom mar pergjigjen valla
Arbrora Memedi (11 vite më parë)
Leta, e shoh qe ke pyet dermatologun dhe ke mare pergjige, te lutem me trego sa prite per pergjigje sepse edhe une kam bere pyetje e sme kthehet pergjigja, jo vetem nga dermatologu por edhe pediatrave u kam bere pyetje asnjehere asnjeri nuk pergjigjet,sedi pse. Te lus sipas mundesise tme tregosh sa ke prit dermatologun tet kthej pergjigje. Faleminderit

/komuniteti