Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-dermatologun

Zbokthi i kokes

Pershendetje dr.ka disa vite qe po kam zbokth ne koke por nuk kam ne gjithe koken vetem vende vende e ku po kam po kam shume kruarje edhe ngapak po me rrallohen floket ne vendet e zbokthit nuk eshte zbokth i zakonshem po si kore si gunga behen vende vende kam perdor terapi te ndryshme si shampon fongural, Micetal e shume tjere qe per momentin nuk po me kujtohen me terapi po largohet zbokthi mirepo si te nderpres terapine vazhdon po i njejti problem. Cka me kishit keshilluar? Ju pershendes.

Leona Lona (11 vite më parë)

Dr. Shkëndije Dobruna - dermatologe dhe dermatokirurge
Dermatologja përgjigjet
Dr. Shkëndije Dobruna

Pershendetje Leona,

Zbokthi ne koke mund te jete i me natyre yndyrore ose te thate qe varet nga lloji i lekures se kokes. Porse zbokthi i lokalizuar i trashe qe dobeson floket duhet te jete i natyres patologjike qe kerkon ekzaminim Dermatologjik, ndaj dhe ju nevoitet konsulta e dermatologut.

Cdo te mire.

/komuniteti