Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-dermatologun

Shenje e kuqe ne balle

Pershendetje doktoresh. Kam djalin 7 muaj dhe ne balle qe kur ka lindur ka pasur tre viza te kuqe te cilat hera heres i behet me te theksuara (kur acarohet me teper). Kur linda me thane eshte fshikur dhe do i kaloje por nuk kam pare ndonje permiresim gjate kohes. Gjithashtu ka ca pika te kuqe tek kapaket e syrit, pergjate hundes dhe siper buzeve, por qe nuk i konsideroj problematike sa pjesa e ballit e cila eshte shume e dukshme. doja te dija nese do ti hiqen me kalimin e kohes dhe per sa kohe maksimumi, ose a ka ndonje medikament i cili ben te mundur eleminimin e ketyre shenjave? Duke ju uruar pune te mbare jam ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj

Eri Shehu (9 vite më parë)

Dr. Shkëndije Dobruna - dermatologe dhe dermatokirurge
Dermatologja përgjigjet
Dr. Shkëndije Dobruna

Pershendetje,

Ne keto raste nuk sygjerohet ndonje terapi. Zakonisht ndryshimet lekurore te tipit vaskulare rriten deri ne muajin e nente , e me pastaj fillojne e qetsohen vetevetiu. Vetem ne rastet kur ato tregojne shenja te zhvillimit te hovshem me qrast mund te demtojne struktura perreth, intervenohet. Por gjithsesi nje vleresim nga Dermatologu eshte i nevojshem.

Cdo te mire.

/komuniteti