Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kapslleku ne shtatzeni

Pershendetje Doktoresh jam ne javen e 22 te shtatzanis vuaj nga kapslleku dhe marr tableta ferlos per hekur qe 2 muaj se jam pak anemike qfar te perdor per ta tejkaluar kapsllekun ? faleminderit

Dona Gashi (5 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona,

Rritja e nivelit të progesteronit, që është hormoni kryesor i shtatzënisë, ul lëvizshmërinë e zorrëve duke favorizuar kapsllëkun. Me avancimin e shtatzënisë, mitra rritet duke shtypur zorrët dhe shtuar më shumë kapsllëkun. Kapsllëku mund të rritet edhe marrja e hekurit, për trajtimin e anemisë.

Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra, e pasur me lëngje dhe komposto. Ecja është një rekomandim tjetër i rëndësishëm, pasi ve në lëvizje muskulaturën e barkut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti