Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qafa e mitres e spostuar
Pershendetje doktoreshe! Jam shtatezene ne muajin e tete me femijen e gjahste. Por me tre lindjet e fundit kam pasur problem me qafen e mitres . Pasi koka e bebit pozicionohej jo ku duhet dhe qafa e mitres spostohej duke "mbuluar si kapuc" koken e bebit . duhej shume perpjekje qe mamia ta sillte ne pozicionin e duhur dhe kjo me shkaktonte dhimbje dhe siklet te madh. Si dhe ndalonte zbritjen e bebit dhe fillimin e dhimbjeve te lindjes . Per pasoje lindjet i kam bere ne javen e 42. Ky problem fillon nga fundi i muajit te nente . Ndersa me perpara qafa e mitres eshte drejte dhe gjehet lehte. Desha te di shkaqet se perse ndodh ky spostim dhe a ka ndonje menyre per ta parandaluar . Kerkoj ndjese per tejzgjatjen dhe ju uroj pune te mbare !
(5 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje

Ajo qe pershkruan ndodh tek disa gra paralindjes. Nepermjet ekzaminimit gjinekologjik ne javën e 39-40 te shtatzenine, mjeku gjinekolog vlerëson gjendjen e qafes se mitres duke dhenë dhe rekomandimet e nevojshme.

Gjithe te mirat.

/komuniteti