Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecioni i bardhë gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Faleminderit per kohen tuaj desha t'ju pyes jam ne javen e 20 te shtatzanise, kam sekrecion te bardhe, doktori me ka rekomanduar 6 capsula vaginale Polygynax, kane ndonje rrezik per fetusin keto capsula? Edhe deshta te pyes vitaminat magnesium qe treten ne uje cfare efekti kane ne shtatzeni?

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbnora

Bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të vlerësuar shkaktarin dhe llojin e terapisë që duhet të marësh. Nëse i ke kryer këto ekzaminime dhe mjeku është bazuar në rezultatet e tyre, atëherë mjekimin e ke të përshtatshëm dhe mund ta përdorësh pasi nuk ka efekte anësore në këtë moshë të shtatzënisë. Multivitaminat me përbërje edhe të magneziumit, janë të domosdoshme për një zhvillim të mirë të bebit. Çdo shtatzënë rekomandohet ti marë ato gjatë gjithë shtatzënisë, gjithnjë me rekomandimin e mjekut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Shahe (12 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, gjithashtu edhe mu me eshte rekomanduar perdorimin i kapsulave polygynax mirepo une jam ne javen e 11 te shtatzanise, ne kete periudhe a eshte rreziku ndaj fetusit me keto kapsula? Faliminderit per kohen.

/komuniteti