Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dostinex

Prsh dr.jam shume mirenjohes per pergjigjet e juaja analizat hormonale gjithcka rezullton ne rgull isha ne kontroll dus te ngel shtatzena mjekja me dha inekcion pregnyl pe rplasje te folikulit por dhe dostinex sot neser dhe masneser nga nje gjys mirepo muk e pahs te nevojshe pasi prolakina ehste ne regull simas jush a ka nevoj te mar dostinex dhe ende inekcion pregnyl

Shkurta Berisha (5 vite më parë)

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani - Specialist gjinekolog - obstetër
Mjeku përgjigjet
Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Pershendetje

Ne fillim te ciklit menstrual ne njeren nga vezoret veqohet nje folikul brenda se ciles gjendet qeliza veze dhe rritet deri ne mesin e ciklit. Ate folikul e quajme folikul dominant. Kur arrine madhesi e 18-20 mm kah mesi i ciklit per ta ncitur ovulacionin merret ndonje preparat i hcg ( pregnyl, ovitrele ose horiomon). Pas marrjes se ketij hormoni planifikohet marredhenia pas 40 oreve sepse ovulacioni pritet te ndodhe pas 35 oreve. Mirret vetem nje here jo disa dite edhe ate ne doze 5000 UI.

Nese prolaktina eshte e rritur ne gjak merret preparate si bromergon tableta ose dostinex tableta edhe ate gjysem tablete ne jave. Ne rast se kemi te bejme me ndonje hiperstimulim te ovareve me hormone me doza te medha atehere perdoret dostinex tableta cdo dite per disa dite rresht dhe dhe udhezohet pacienti te rruhet nga shtatzenia qe te mos perkeqesohet gjendja e hiperstimulimit te ovareve, qe te ju nuk eshte rasti. Vetem ne keto raste merret dostinex tableta disa dite rresht.

 

Dr.Mr.Sc. Shpend Ramadani

Specialist gjinekolog - obsteter.

Magjister i shkencave te riprodhimit human dhe embriologjise.

/komuniteti