Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Prania e bakterit enterococcus spp. gjatë shtatzenise

Përshendetje doktor. Jam 26 vjeqare shtatzënë për herë të parë në javën 19+3 dhe gjatë kontrollës se fundit kam qenë shumë e stresuar pasi që mjeku më tha që bebi është kthyer në mënyrë transversale me kokën nga ana djathë e imja. A është rrezik edhe a do kthehet në gjendje normale?Cerviksi ekziston për 60% nga jashtë dhe për një gishtë brenda i mbyllur. A ekziston rreziku për abort? Po ashtu nga strisho endocervikale ka prani 80.000cfu të bakterit entericoccus spp. Dhe në strisho vaginale 120.000cfu. Më ka përshkruar antibioktik amoksicilin 2.×1 për 10 ditë. Sa është e rrezikshme kjo baktere, dhe a ndikon negativisht tek bebi. Ndërsa përmasat e bebit janë: Bpd=44, Fl=30 A.C= 153 H.C= 162 Weight gr. 325 A janë këto vlera normale për javën e 19+3? Kërkoj falje për pyetjet e shumta shpresojë t'më ndihmoni me një opinion të dytë.

Anaa Anaa (5 vite më parë)

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani - Specialist gjinekolog - obstetër
Mjeku përgjigjet
Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Pershendetje

Ne javen e 19 te shtatzenise eshte shume heret te percaktohet pozita e frytit ne miter. Ajo vazhdimisht ndryshon gjate shtatzenise deri ne shtatzeni te vonshme. Sa i perket terapise mjeku ordinues me siguru se e ka ordinuar sipas antibiogramit. Infeksioni nuk mundet te kaloj barieren uteroplacentare mirepo infeksioni duhet te sherohet per shkak se ndikon ne qafen e mitres. Vlerat qe i keni pershkruar korespodojne me moshen gestative.

 

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Specialist gjinekolog - obsteter.

Tel. + 383 44 120 609

/komuniteti