Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

HyropsFoeti

Pershendetje ne muajn e 5 te shtazanis u zbulue semundja HyropsFoeti dhe dueshte ta nderpres shtatzanin a ka gjasa te perseritet prap nese mbes shtatzane dhe shkaku ??

Dhurata Adili (5 vite më parë)

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani - Specialist gjinekolog - obstetër
Mjeku përgjigjet
Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Pershendetje

Hydropsi fetal eshte gjendje e cila definohet si akumulim jonormal i lengut ne dy apo me teper regjione, duke perfshire ascitin, efusionin pleural dhe perikaridial, dhe edema e lekures. Tipi i hydropsit varet nga shkakteari i cili ka shkaktuar akumulimin e lengut.hidropsi fetal imun eshte komplikimi me i shpesht i hasur nga Rh inkompabiliteti, i cili mund te parandalohet. ekziston edhe forma jo imune e hydropsit fetal e cila definohet si akumulim i lengut fetal ne permasa te medha ne regjione ekstravasale dhe kavitete trupore, dhe eshte faza perfundimtare e nje numri te madh te crregullimeve ne organizem. Se a do te perseritet varet nga shkaktari i c'rregullimit qe ka sjelle te kjo gjendje, ku si e ceka me larte shume prej tyee mund te parandalohen.

 

Dr. Mr. Sc. Shpend N. Ramadani

Obstetrician and Gynecologist Specialist

T. +383 44 120 609

/komuniteti