Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit

Përshendetje dr. Une nuk e kam ciklin e rregullt mirepo para 2javesh bera kontrolle gjinekologjike me tha se je shume mire, lirisht mund te kesh nje bebe. Mirepo kemi provuar marredhenie te pambrojtur per shtatezani, pas saj kisha disa shenja te njejte me Shtatezani por tani fiks pas 1jave me ka ardh cikli. Te lutem me shpjego. Gjithe te mirat!

V Hashani (5 vite më parë)

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani - Specialist gjinekolog - obstetër
Mjeku përgjigjet
Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Pershendetje

Nese e keni ciklin jo te rregullt atehere edhe ovulacioni nuk eshte i rregullt dhe si pasoje edhe planifikimi i marredhenieve eshte i veshtire. Zakonisht vezoret policistike si pasoje kane ciklin jo te rregullte per shkak te mungeses se shpeshte te ovulacionit. Mjeku juaj gjinekolig duhet te percjell me ultrasonografi rritjen e folikujve dhe ne momentin kur folikuli dominant arrine diametrin mesatare 18- 20 mm planifikohet koha e marredhenive. Nese mungon ovulacioni atehere merren edhe preparate hormonale shtese per rritjen e folikujve.

 

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Specialist gjinekolog - obsteter

Tel. + 383 44 120 609

 

periodat (5 vite më parë)
pershendetje ! kam nje jave para periodave gjakderdhje shum pak gjate paradites dhe si sekrecione kafe ! a mund t jem shtatzane ? testin e kam ber dhe me ka dal negativ ! ju flm

/komuniteti