Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vlera e ulet bhcg

Prsh doktor.. jam ne diten e 48 te ciklit dhe kam ber 6 teste shtatzanie te gjith me vie te zbehte..testi qe bera sot eshte me e theksua vija e dyt dhe gjithashtu sot mora rezultatin e beta hcg por eshte vetem 24.70 .. bera edhe eko vaginale por mjekja me tha eshte mitra shum e trash eshte e pergatitun per shtatzani por shoh vetem 2 pika te zeza mrena mitres..ca menoni a mund te behet fjal per nje shtatzani qe ka filluar von apo nje shtatzani e prere ne mes??

Boa Shq (3 javë më parë)

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani - Specialist gjinekolog - obstetër
Mjeku përgjigjet
Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Pershendetje

Vlera pozitive e Beta hcg ne gjak mbi 5 tregon per pranine e shtazenise. Vlera e beta hcg duhet te perseritet pas 48 oreve ( pas 2 diteve). Nese vlera eshte sa dyfishi i kasaj vlere pas 2 dite kemi te bejme me shtazeni te rregullt. Vlera 24 e e beta hcg nese eshte fillimi i shtazenise nuk mund te shihet ne ultraze kursesi dhe nuk ekziston shtatzeni e prere ne mes. Nese vlera bie kemi te bejme me abort.

 

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Specialist gjinekolog obsteter

 

/komuniteti