Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat

Pershendetje dr. Shpend Per shkak te stresit te madhe isha tek nje gjinekollog tjeter per vizite me aparatur 3d/4d dhe me shenoj te beje disa analiza qe gjinekollogu im nuk mi ka shenu ti beje keto: prolaktina, hormoni antimullerian, tsh, t3 dhe t4, glikemia, niveli i vitamines d, crp, torch-i, markeret per hepatitin b dhe c, se, hemogramin dhe pap testi. Nga te gjitha keto pap testin e kam bere me heret qe rezullton mire kurse nga rezulltati i analizave vlera e vitamines D eshte e ulte 12.35 qe jam duke perdor tableta dhe ineksione per te pire. TSH eshte e larte 4.75 dhe jam duke perdor letrox per 5 jave dhe prolaktina eshte mire por ne kufi 22.68 dhe me shenoj dy tableta dostinex nga nje gjys cdo 10 dite. Mjeku me tha qe vlera e vitamines D dhe TSh e larte ndikojne dhe ne mos mbetjen shtatzane. A mund te me keshilloni cfare te beje? A eshte vlere e larte qe pengon shume shtatzanin sepse heren e pare kam mbet ate muaj qe kemi tentu per shtatzani por qe ndodhi aborti!

Ina Ina (5 vite më parë)

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani - Specialist gjinekolog - obstetër
Mjeku përgjigjet
Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Pershendetje

Ultrazeri 3d/4d nuk luan kurfar roli ne de ekzaminimin e juaj te mitres dhe vezoreve dhe sherben vetem per renderimin e imazheve te frytit nese mbeteni shtatzene per asgje tjeter.

Hormoni TSH ne vlera 4,75 tregon per nje hipotireoze te lehte dhe trajtohet me letrox 59 mcg ne dite deri sa vlerat te bien nen vleren 2,5 qe arrihet per nje kohe maximumi 2 jave.

Prolaltina ne vlera te kufijve te siperm duhet te trajtohet me bromergon tableta e jo me tableta dostinex i cili eshte agonist i receptoreve dopaminergjik dhe ne menyre rapide Inhibon gjendren pituitare. Perdoret vetem ne raste kur vlerat jane shume te larta te prolaktines.

Hormoni atimilerian eshte hormon qe tajohet nga disa weluza ne folikuj primordial te vezoreve dhe tregon rezerven e tyre. Kerkohet te grate ne moshe te shtyer apo edhe te ato ku dyshohet ne menopauze te parakohshme e asesi te rasti i juaj pasi qe edhe kushton shume shtrejte.

Analizat TORCH jane percaktimi i antitrupa e IG dhe igM te toksoplazma te To - toxoplasma, R - rubella, C - citomegallovirusi dhe H - herpes simplex 1 dhe 2. Nese te dy vlera dalin te larta flet per sumundje e cila eshte aktive tani, nese IgG del e rritur dhe IgM e ulet ateher flet se ky infeksion eshtr kaluar me pare dhe organizmi ka imunitet. Nese dyjat dalin te ulta nuk keni imunizim. Keto analuza kerkohen pasi mbeteno shtazene e jo tani pasi ne lrte moment nuk kane kurfare rendesie.Vitamina D ne periudhat dimerore jane te zvogeluara te te gjithe jo vetem te ju per shkak te ekspozimit te zvogluar ndaj diellit dhe kompensohen me vitamina cilat duhet ti marrin te gjitha grate qe tentojne shtatzeni.

Gjithashtu percaktimi i antitrupave per heoatit B dhe C jane kot te kerkuar pasi nuk kane kurfare lidhshmerie me ate a mbetesh apo jo shtatezene.

Me gjase gjinekologu i pare ku keni qene ka qene me i aresyeshem dhe ju ka kursyer prej analizave totalisht te panevojshme dhe shume te kushtueshme e jo prej mosdijes.

 

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Specialist gjinekolog obsteter.

Tel . 044 120 609

/komuniteti