Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te zgjatet qafa mitres pasi eshte shkurtu?

Pershndetje jam ne javen e 32 te shtatzanis ne javen e 31 kisha shkurtimm te qafes se mitres ne 1cm si pasoj e infeksionit , kam qendru ne spital 2 dit kam mar tokoliz dhe antibiotik , tani perdori vetem magnez dhe ne regjim shtrati. A ka mundsi qe qafa e mitres me u zgjat pak me terapi apo kryesorja eshte me u rujt ajo gjatesi. Si dhe te rasti im a rekomandohet regjimi i shtratit absolut? A ka mundesi qe me e qu shtatzanin deri afer terminit? Gjilperat per pjekjen e mushkerive te bebit i kam mar. P.s e hapur nuk jam Ju falenderoj kohen qe gjeni per tu pergjigjur

Elda Sadri (5 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Mjeku përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Elda

Rikthim te qafës se mitrës nuk ka, ndaj mjeku te ka dhene terapi dhe te ka keshilluar te qendrosh rregjim shtrati. Edhe terapia per pjekjen e mushkrive , tregon se rreziku per lindje parakohe eshte i mundur.

Ndaj zbato me rigorozitet keshillat e mjekut , per te mundediar lindjen ne kohën e duhur.

Te uroj shtatzeni te mbare .

/komuniteti