Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ardhja e menstruacioneve pas lindjes

E nderuara doktoreshe, kam lindur femiun qe 2 muaj nuk e ushqej me gji, dhe pas 5 javeve mu kane paraqit menstracionet, me kane zgjatur 9 dite, por nje dite kam pas e nje dite jo, dhe tani tere kohen kam menstracione te bardha a mund te me pergjigjeni se a eshte diqka brengosese apo jo? ju faliminderit!

Arbresha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbresha.

Ardhja e menstruacioneve pas ndërprerjes së gjidhënies, është mëse normale.

Në lidhje me sekrecionet vaginale që ankon (sekrecionet vaginale të bardha nuk quhen menstruacione), mendoj se duhet të bësh një analizë të tyre për të vlerësuar mundësinë e pranisë të ndonjë infeksioni. Në bazë të përgjigjes së analizës, mjeku do të konkludojë për trajtim medikamentoz nëse është e nevojshme.

Duhet të kihet parasysh se nëse prania e infeksionit nuk trajtohet sa më shpejt të jetë e mundur, infeksioni mund të ngjitet në pjesën e sipërme të traktit riprodhues duke dhënë komplikacione të rëndësishme. Nëse komplikacionet bëhen kronike, mjekimi i tyre është i vështirë.

/komuniteti