Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreziku i lindjes parakohe

Urime per faqen e internetit qe kini krijuar, jeni shume te mire e na keni ndihmuar shume, sinqerisht, faleminderit. Une, si gjithe nenat e tjera qe e kane per here te pare, kam shume pyetje, por do te doja me teper te dija vetem per njere qe me shqeteson shume. Jam ne javen e 30-te shtatezanise dhe ndjej shtrengime ne bark, ndonjehere me duket sikur femija me terheq kerthizen. Doja te dija a jane normale keto shqetesime? Flm per kohen qe na kushtoni!!!!

Ermira (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Lindja parakohe përbën një nga problemet më të rëndësishme në obstetrikën bashkëkohore. Kontraksionet uterine apo ndryshe shtrëngimet, kur fillojnë në javën e 37 e më tutje të shtatzënisë, tregojnë rrezik të lindjes parakohe. Ato mund të jenë të dhimbshme dhe mund të shkaktojnë ndryshime edhe në qafën e mitrës. Të tjera shenja mund të jenë; hemorragjia nga rrugët e lindjes, shtimi i sekrecioneve vaginale, dhe ndjenja e presionit në pjesën e poshtme të barkut.

Ju rekomandoj të kryeni ekzaminim të përgjithshëm tek mjeku obstetër, me qëllim që të mundësohet trajtimi për të mos rënduar situatën e shtatzënisë dhe të lindni parakohe fëmijën tuaj.

Midis të tjerash, është e rëndësishme të kryeni kulturë të sekrecioneve vaginale për përcaktimin e infeksioneve eventuale, pasi deri 40% e lindjeve parakohe kanë bazë inflamacionet cerviko-vaginale.

/komuniteti