Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ultrazeri gjate shtatezanise
Te nderuar gjinekologe,
a mund te me tregoni sa shpesh duhet te bej ultrazerin ne shtatezani?

Flm
Donjeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Ultrasonografia (ultrazëri) është metodë diagnostikuese, që realizohet me aparatin ekograf. Ekografi zbulon në mënyrë të përkryer shtatzënitë dhe ndihmon në diferencimin e gjëndjeve normale dhe jonormale të tyre.

Është e rekomandueshme që gjatë shtatzënive normale, duhen realizuar katër ekografi (EKO).

• EKO e parë realizohet kur gruaja paraqitet tek gjinekologu me ankesën e vonesës menstruale, gjëndjes së përgjumësë dhe të vjella. Kjo është EKO e cila realizohet në tremujorin e parë të shtatzënisë dhe ku dallohet embrioni dhe rrahjet e zemrës fetale.

• EKO e dytë realizohet diku midis javës së 13-14 të shtatzënisë, për të matur këndin e qafës së fetusit, quhet transducenza nukale. Kjo përmasë shërben për të treguar nëse fetusi nuk ka ose ka anomali kromozomike (morbus daën, etj).

• Në javën e 20-22 të shtatzënisë duhet të realizohet një tjetër ekzaminim ekografik, që është shumë i rëndësishëm dhe quhet ekografia morfologjike. Ky ekzaminim shërben për të parë anomalitë e dukshme të fetusit.

• Rreth javës së 37-38 të shtatzënisë realizohet EKO e fundit, që orienton gjinekologun për pozicionin e fetusit dhe peshën e tij. Kjo ndihmon për të parashikuar lindjen normale vaginale apo lindjen me operacion cezarian.

Të gjitha këto ekzaminime ekografike, kryhen për shtatzënitë normale. Por mjeku gjinekolog, mund të gjykojë edhe për kryejen e EKO-ve të tjera jashtë rradhe.

Kryeja e tyre nuk dëmton fetusin apo fëmijën gjatë periudhës së shtatzënisë. Të jeni gjithashtu e sigurtë se nuk ekzistojnë të dhëna shkencore për efekte anësore apo pasoja të mëvonshme tek fëmija juaj i ardhshëm. Gjithashtu është e referuar në studimet bashkëkohore se kryerja e ekografive nuk ka pasoja për shëndetin e nënës në përgjithësi apo pasoja në shëndetin e saj riprodhues.

Ju uroj që të lindni një fëmijë të shëndetshëm dhe bukur.

Sidorela (6 vite më parë)
A mund te me ndihmoni ju lutem para nje jave bera dy teste shtatzan ise dhe me Filene pozitive shkova te doktorri me tha je 5 javeshe mbrem kisha selrecione ngjyr kaffe dhe me dha ilace utrogestan200mg shkoj sot e me thote nk duket fare embrioni I femijes Te henen me tha te bej nje analize gjaku shtatzanie me fal a ka mundsi te jem akoma shtatzan kam sh me merak faleminderit nqs me ndihmoni
Ejsi (13 vite më parë)
E dashur doktoreshe. Per mua ky eshte femija i pare. Jam 13 javeshe dhe nga ekoja e fundit u konstatua qe shtrati i femijes eshte poshte, a ka rrezik dhe cfare duhet te bej? Faleminderit.

/komuniteti