Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzani me shqetësime

Përshëndetje, jam shtatzanë për të tretën herë, jam në javen e 18 të shtatzanis, dy shtatzanit e kaluara kam kalu mir dhe lindjet i kom pas normal, por në këtë shtatzani nga fillimi kom pas gjakderdhje, në javen e 8 kom pas, më ka zgjat 8 ditë, analiza e strishove (vaginale dhe cervikale) ather mka dal mir, pastaj prap në javën e 13/14 kom pas gjakderdhje beba mir fal Zotit, qafa e mitres e mbyllne, më ndalen në spital dhe kom mar inekcione depo progesteron 250mg çdo 4ditë, pastaj më kan lëshu në shtëpi por me pas kujdes mos me qu pesha trana etj. Gjatë kësaj kohe jom mundu me u ru, prap pas 10 dite dikun ka java 15/16 kom pas gjakderdhje ngjyra ma e zez (mfal shprehje) kur shkova spital mir beba prap, fal Zotit, qafa e mitres e mbyllne, inekcione kom mar prap 3her depo progesteron 250mg çdo 4ditë, por më dha regjim shtrati pasi që kisha placent previa posteriore. Pastaj bona analiza të urines (më dolën mir) dhe të strishove më doli infeksion klebsiella, kom perdor terapi dhimbjen që e kom pas ne anën e djatht të barkut nuk e kom. Strishot mka thon me i perserit javën që vjen. Tash vetëm shpina më dhemb koh pas kohe. Tash jamë duke përdor vetëm Vitamina Prenatal+DHA dhe Magnez Aktive. 1. Nga çka kom pas gjakderdhje ashtu 3 her që nga fillimi dhe beba mir? 2. Pse dy shtatzanit tjera kom pas normal lindje dhe këtë herë më ndodhi me pas problem me placent, cili mund të jetë shkaku? 3. Ky infeksion me bakterie a mund të kthehet prap nëse veç jam shëru? 4. Dhimbja e shpines nga çka shkaktohet, bebi lëviz mir e ndij? Më falni që e zgjata, vetëm deshta të sqaroj shqetsimin tim. Ju falemnderit për punën e juaj të palodhur.

F & F Sh & S ... (4 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Mjeku përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje

Vendosja e placentes previa ne kete moshe te shtatzenise eshte shkaku i shqetesimeve te tua. Por me rritjen e moshes se shtatzenise placenta mund te migroje duke pasur shtatzeni te mundesine te ngjitet lart ne murin e pasem te mitres. Te rekomandoj te ndjekesh keshillat e mjekut qe te ndjek pasi ai e njeh me mire gjendjen tende.

Shtatzeni te mbare.

/komuniteti