Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ngerqe ne shtatzani
Pershendetje doktoresh
Jam ne javen 9+2 por qe dy dit po kam ngerqe,desha ta di se a jon normale apo duhet te shqetesohem! Faleminderit nese me jepni nje pergjigje
Nora Avdiu (4 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Mjeku përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Ngërçet janë shoqëruese të shtatzënive. Në varësi të moshës së shtatzënisë dhe zonës ku çfaqen, ngërçet mund të jenë edhe problem për të. Mendoj se shqetësimi që paraqet, është çështje e thjeshtë. Ngërçet ndodhin për shumë arsye, ato konsiderohen normale, nëse nuk janë të forta dhe të shoqëruara dhe gjakrrjedhje. Në të kundërt, drejtohu menjëherë tek mjeku gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti