Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infertiliteti

Qe nje vit deshironim shtatzeni, por nuk ndodhi, pas nje vizite te gjinekologu (para 2 muajsh)u konstatua qe kisha vezore policistike, gjinekologu me dha terapine me methformine 2 here ne dite dhe me tha mos ta nderprej deri sa te arrihet rezultati, pas ciklit te pare pas kontrolles, vazhdova me klomifen per 5 dite (nga dita e 4 e ciklit) dhe kisha nje pauze te qellimshme ne mardhenie seksuale deri ne diten 13-14 ashtu me tha gjinekologu, dhe ne mes te ciklit kur isha ne kontrolle me tha se eshte shume mire, pa dhene shume skjarime, mirpo une sa degjova u permend dicka madhesia e folikuleve 17 aty diku.


Pyetja ime eshte se a ka gjasa qe te mbetem shtatzene kete muaj me kete madhsi te folikuleve ? pasi edhe bashkorti im ka 2 muaj qe merr terapine e nevojshme (proxeed) pas analizave te spermogramit, edhe pse ishin mbi 40% aktive.


Tani jam ne diten e 26 te ciklit dhe mezi pres per rezultate. Ju falmenderit shume dhe kerkoj falje qe e zgjata kaq shume.

Era (9 vite më parë)

 -
Gjinekologja përgjigjet

Zakonisht më e interesuar në kërkesën për ndihmë mjeksore, me dëshirën për të mbetur shtatzënë, është femra. Ato mbajnë kontaktin e parë me mjekun gjinekolog. Bashkëpunimi më bashkëshortin vjen më pas. Kur mjeku vlerëson se gruaja është pa shkaqe për mos mbetje shtatzënë, kërkon ekzaminim të partnerit të saj.

Një nga shkaqet e infertilitetit femëror, është ovulacioni. Ovulacioni ka bazë hormonale.

Mjeku, siç më shkruani Era, ka konstatuar ovar policistik. Kjo do të thotë se veza në ditën e 14-16 nuk del nga folikuli, sepse masa e folikulit duhet të jetë më e madhe në kohën e realizimit.

Me mjekimet që keni përdorur, ju uroj që këtë rradhë të mbeteni shtatzënë.

Nëse jo, atëherë drejtohuni tek mjeku gjinekolog. Ç’rregullimet e ovulacionit zakonisht janë të lidhura me ciklin menstrual të ç’rregullt, gjë e cila tregon domosdoshmërinë e kryerjes së disa analizave hormonale. Konsultohuni me të për të kryer këto analiza siç janë; temperatura bazale, citologjia vaginale, pH vaginal, ndryshimet e mukusit cervikal, progesteroni plazmatik, 17α-hydroxyprogesteroni plazmatik, estradioli plazmatik, LH hormon, fosfataza alkaline, madhësia e folikulit me ultrasound, dhe vizualizimi i korpus luteum me ultrasound ose laparoskopi. Kështu do të gjëndet shkaku i mos mbetjes shtatzënë për ju.

Nëse çdo faktor tek ju është apo do të bëhet normal me trajtime medikamentoze, atëhere duhet të merret në konsideratë edhe faktori mashkull. Ju shkruani se ai nuk ka prodhim cilsor të spermatozoidëve. Në këtë rast mjekimi i tij është i domosdoshëm.

/komuniteti