Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreziku i lindjes se parakohshme

E nderuar doktoreshe, Jam ne javen 36 te shtatzanise dhe sipas kontrolles qe bera dje tek mjeku specialist une jam e hapur 2 cm dhe me tha se lindja mund te filloje me 2 cm. Kam shume frike nuk di cfare te bej, po mundohem te pushoj. A jam ne rrezik te madh te lind para kohes apo vetem jam e frikesuar kot?

Nora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Nora, dilatacioni (hapja) prej 2 cm nuk është normal në këtë periudhë të shtatzënisë. Por meqënëse ti nuk përshkruan simptoma të tjera, më bën të mendoj se mund të jetë një dilatacion “pasiv” i qafës së mitrës. Pra nëse nuk ke dhëmbje mesi, dhëmbje në fund të barkut, sekrecione hemorragjike apo ndonjë simptomë tjetër nuk ka arsye të shqetësohesh për lindje parakohe. Gjithësesi, kontrollet mjeksore duhet të jenë të vazhdueshme.

Mirë do ishte që lindja të ndodhë së paku pas javës së 37-të, në të kundërt se mjeksia është e aftë të japë zgjidhjet e nevojshme.

Uroj të lindësh normalisht një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti