Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dyshim për infeksion vaginal

Pershendetje Dr, jeni e mrekullueshme. Kam nje pyetje, une e kam lindur femijen qe dy muaj, lindja ka qene normale, tani kam cikel mestrual dhe po kam dhimbje barku, nuk kam shume gjakderdhje, por gjate urinimit po me del nga nje grumbull si menstruacione te bardha, ashtu po i quaj se nuk e kam idene a eshte dicka normale apo eshte dicka jo normale. Pres pergjegjen tuaj ju flm shume.

Njomza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Njomza, edhe mund të jetë një infeksion gjenital i shfaqur pas lindjes. Shkaku që më bën të mendoj për këtë diagnozë, është referimi mbi shtimin e sekrecioneve vaginale të cilat ti i vlerson si jo normale.

Bëj një analizë të sekrecioneve vaginale, për të konfirmuar diagnozën. Trajtimi i infeksioneve të organeve gjenitale është i domosdoshëm, sepse nëse ato nuk mjekohen ekziston mundësia e kronicizimit dhe më pas trajtimi do jetë më i vështirë.

Njomza, të uroj shërim të shpejtë.

Gjelbrimm (10 vite më parë)
pershendetje deshta tju pys diqka per frymemarrjen jam i semur gati 7 muaj me fymemarrjen kam problem edhe pse mar frym me duket se nuk mbushem ne frym si duhet hiq nje frym teper jo ndimuese per shendetin ndonje her edhe ment me miren por me e keqja ndonjeher edhe gjuha me dridhej me shtrengohet goja kam shum probleme kto probleme me se shumti me ndodhen gjat nates ju kisha lut te me tregoni qfar kam a keni mundesi per nje pergjigje sa me te shpejt flm nga ju

/komuniteti