Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ngjyrosja e flokëve

Pershendetje e nderuar, jam ne muajin e 6 te shtatzenise dhe desha te pyes a ndikon negativisht ngjyrosja e flokeve ne shtatzeni, a eshte dicka rrezik per shendetin? ju pershendes perzemersisht me respekt...

Bana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bana.

Në tremujorin e parë të shtatzënisë, atëherë kur ndodh embriogeneza (formimi i organe të fetusit), rekomandohet që të mos përdoren kimikate në flokë. Në moshën e shtatzënisë që ti je Bana, mund t’i lyesh flokët. Gjithësesi, të këshilloj të konsultohesh mbi lloji e preparatit që do përdorësh. Për mendimin tim, bëj durim edhe tre muaj. Zgjedhja është e jotja.

Të uroj shtatzëni me ecuri normale.

/komuniteti