Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Operimi i zorrës së verbër

Mirembrema doktoresh e nderuar desha te te pyes per diqka qe me shqeteson. Kur kam qene 10 vjeq jam operuar, pra e kam hequr zorren e verber, a mund te lindi ne menyre normale? Kam frike se mos ka ndonje komplikim per shkak te asaj plage. Faleminderit per mirekuptim. Pres pergjigje...

Jehona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Jehona.

Gratë shtatzëna që kanë bërë apendektomi (kanë hequr apendisitin), nuk kanë arsye që të mos lindin në rrugë natyrale. Unë nuk di shkak që plaga/cikatricja, të bëjë komplikacion gjatë lindjes. Megjithatë, mjeku që ndjek shtatzëninë, përpara lindjes vlerëson të gjitha situatat dhe vendos për mënyrën e lindjes.

Uroj që shtatzënia dhe lindja të të shkojë normalisht.

/komuniteti