Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është i rrezikshëm gjumi në anën e djathtë gjatë shtatzënisë?

Pershendetje. Jam ne javen e 22 te shtatzanise mirepo gjate nates une vetem ne krahun e djathte mundem me flejte a eshte e rrezikshme kjo, se kam lexuar keshillat tuaja qe preferohet krahu i majte mirepo une nuk ndihem rehat. Te pershendes.

Arbresha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbresha.

Për gratë shtatzëna, pozicioni shtrirë i rekomanduar është ai anash, majtas. Kjo bëhet për shkak se fetusi ushqehet më mirë dhe qarkullimi i gjakut tek nëna është më i mirë dhe nuk lejon formimin e edemave/fryrjeve.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se gruaja shtatzënë të mos shtrihet dhe të flejë në atë anë që ndihesh më mirë.

Uroj shtatzëni normale.

Nesa (13 vite më parë)
E nderuara redakesi, e kam nje kerkese te vockel per Juve. A kishit pas mundesi, qe pas cdo artikulli me e vendu edhe daten, muajin eventualisht, se kur eshte publiku. Nese nuk e keni problem. Perndryshe, jeni dritarja e vetme (ne internet) ne gjuhen shqipe, qe informohemi per cdo gje qe neve nenave na intereson.

/komuniteti