Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme të paslindjes

Pershendetje, Kam lindur para 2 muajve por ende kam pak sekret me ngjyre te bardhe, poashtu kam edhe dhimbje ne fund te barkut sidomos ne anen e djathte dhe djegje ne vagine. A jane normale keto pas lindjes apo duhet marre masa, pasi qe isha te gjinekologu dhe me tha se gjithcka eshte mire dhe me rekomandoi te marre vetem vaginaleta betadine? Me respekt.

Lira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lira.

Mjeku që të ka dhënë mjekim, ka menduar se nuk ke problem të natyrës infektive. Ovulat e betadinës, janë disfektantë të thjeshtë për rrugët gjenitale. Mendoj se me mbarimin e tyre, ti nuk do të kesh problem të natyrës që përshkruan.

Dy javë pas mjekimit, mirë do jetë të bësh strisho dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të vlerësuar gjendjen e aparatit gjenital.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti