Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vdekshmëria tek foshnjat si është e mundur?

E nderuar doktoreshe, doja tju pyesja pasi jam shume e shqetesuar, nje shoqes time qe ishte shtatzane ketu ne Itali i shkoi cdo gje ne regull deri ne momentet e fundit, nje dite para lindjes ne darke se ndjen me femijen te levizte, shkon te nesermen ben ekon, ata si degjojne zemren e bebit,po gjithe kesaj kohe ata i thoshin cdo gje normale bebi normal, eshte e mundur qe juve ne eko mos ti kuptoni difektet ne zemer? Jam shume e shqetesuar dhe me vjen shume keq qe ndodhin keto gjera ju lutem me ktheni pergjigje se kam shume frike.

Air (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Janë disa faktorë që ndikojnë në mos ushqyerjen e mirë të fetusit me oksigjen, dhe që mund të provokojnë edhe vdekjen inutero. Po të përmënd disa prej tyre si shkaqet amtaro-placentare si; sëmundje kardio-pulmonare të nënës, anemi, hipotension, shtypje e venës kava ose e aortës nga uterusi gravidit. Mund të ketë edhe shkaqe placentare si; placentë e mbushur me infarkte apo shkaqe nga kordoni umbelikal si; komprimimi/shtypja e kordonit, xhiro kordoni rreth pjesve të ndryshme të trupit, nyje të vërteta.

Të gjitha këto shkaqe që përmënda më sipër, bëjnë të paksohet sasia e gjakut dhe oksigjenit që shkon tek fetusi (debiti sanguino utero-placentar) duke sjellë pasoja të rënda.

Duke të uruar shtatzëni normale, mendoj se nuk ke arsye që ta kalosh shtatzëninë me stres dhe ankth.

/komuniteti