Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Humbja e njërit fryt

Une jam shtatzene dhe ne javen e 8 kam qene ne kontroll dhe me ka thene qe kam binjake njevezor, tash jam ne javen e 12 dhe para disa dite pata nje kontroll dhe mjeku me tha qe njera foshnje nuk eshte me eshte zhduk. Ju lutem te me pergjigjeni a eshte e mundur kjo edhe si, se une spo mundem me besu qe kjo eshte e vertet, ju lutem me sqaroni. Ju pershendes me zemer.

Dona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona.

Më pyete para disa ditëve dhe unë mendova se pyetja ishte thjesht kuriozitet, prandaj u përgjigja në mënyrën më të përgjithshme për rastet më të shumtë të humbjes së një fetusi gjatë shtatzënive multiple.

Tani që sqaron se është rasti yt, si fillim po them se më vjen shumë keq për sa ka ndodhur. Po Dona, humbja e një fetusi ndodh edhe në placentat monokoriale (me një placentë), dhe njihet si sindroma e transfuzionit të binjakëve. Ka raste si pasojë e furnizimit jo të mirë me gjak, ndodh që njëri nga binjakët të mos zhvillohet, ndërsa tjetri mund të zhvillohet normalisht. Statistikat tregojnë se në më shumë se 20% të rasteve, një nga embrionet humbet në mënyrë spontane. Kjo humbje mund të shoqërohet edhe me hemorragji të lehtë vaginale. Ndërsa e ardhmja për embrionin e mbetur është normale. Kjo humbje quhet binjaku i zhdukur.

Edhe një herë Dona, më vjen keq për sa ka ndodhur.

Sinqerisht uroj, që bebi i dytë të ketë ecuri normale dhe të lindë i shëndetshëm.

/komuniteti