Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje në fund të barkut

Pershendetje doktoreshe, deshta te ju pyes, une jam shtatzane ne javen e 10 dhe kam dhimbje te barkut gjate marredhenieve seksuale shume, kryesisht ne fund te barkut, ne anen e djathte me shume, por kam edhe sekret te bardhe shume, mjekun e kam vizitu normal nuk i kom tregu per problemin po kontrollen qe e kam bere me ultraze krejt ne rregull me ka thene, sdi qka te bej qka me keshillon te bej? Faleminderit per mirekuptim.

Bina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuar zonjë.

Meqënëse raportet seksuale të japin dhëmbje, mirë do të jetë t’i ndërpresësh për një periudhë kohe. Njëkohësisht për të vlerësuar sekrecionet e bardha të shtuara që ke konstatuar, bëj një analizë të sekrecione për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni. Mjekimi do të qetësonte situatën që ke.

/komuniteti