Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ekos

Pershendetje dr. Memli... Sic ju kam shkruar edhe me pare doja te me ndihmonit me pergjigjen tuaj. Theksoj se dita e pare e ciklit te fundit eshte 03.03.2012 bera kontroll tek mjeku dhe vertetoi shtatzanine mirepo ne dt 28.04.2012 bera eko dhe rezultatet e saj jane: b f 4.0 mhz g 64%, d 17 cm, prc 15-2 h prs 3, pst 2 dhe doktori pas kesaj eko me tha te shkoj pas 10 ditesh mirepo sot ne mengjes verejta njolla kafe dhe shkova menjehere tek mjeku,me beri ekon dhe tha se embrioni eshte njesoj si tek ekoja e pare dhe dhomeza gestacinale eshte e c'rregullt. Me dha te perdor duphaston 2 * 1 pas buke dhe nese do kem me shume gjakrrjedhje me duhet te paraqitem tek mjeku, por me tha qe ka shume mundesi per abort pasi nuk eshte embrion i zhvilluar. Me fal doktor se u zgjata, por jam teper e shqetesuar pasi eshte barra ime e pare dhe deshiroj shume te behem nene, sipas atyre qe ju thashe me siper me thoni cili eshte mendimi juaj doktor? Ju pergezoj per pergjigjet qe na jepni, Elona1.

Elona Tace (12 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Elona,

Sipas dites se pare te menstruacioneve te fundit ti ke dhjete jave gestacionale. Ne kete moshe te shtatzenise duhet te shihet qesja e shtatzenise dhe ne brendi te saj embrioni dhe te rrahurat e zemres se tij. Problemi qe mund te ndodhe ne kete moshe te shtatzenise eshte qe per ndonje arsye te mos verehen te rrahurat e zemres (kurse embrioni shihet). Ne kete rast nese te rrahurat e zemres jane nderprere disa dite me heret, matja e embrionit tregon me pak jave se sa qe aktualisht jane bazuar ne diten e pare te menstruacionit te fundit. Kjo gjendje quhet missed abortion dhe sapo te konfirmohet duhet te ndermirren masa per nderprerjen e shtatzenise. POR, shpeshhere ndodhe qe nje grua ta ngaterroje daten e menstruacionit te fundit gje qe mund te shkaktoje konfuzion. Duhet ta dish se fillimisht formohet qesja e shtatzenise dhe me pas ne brendi te saj formohet embrioni. Te rrahurat e zemres shihen ne javen 5-7 (varesisht se a behet ekzaminimi me sonde vaginale apo abdominale). Nese ne ekzaminimin paraprak jane pare te rrahurat e zemres, kurse tash ato nuk shihen, atehere duhet diskutuar me menyren me te mire per nderprerjen e shtatzenise.

Elona, nese kjo qe e shkrova me siper eshte skenari qe po ndodhe (ose qe do te ndodhe), kjo nuk duhet te te shqetesoje shume. Une e marr me mend se ti nuk mund te jesh indiferente thuajse s'ka ndodhe ndonje gje e madhe, por duhet ta dish se ajo qe ndodhi ne kete shtatzeni nuk eshte thene se do te ndodhe ne shtatzenine e ardhshme. Ne fakt nga 100 qeliza veze te cilat fekondohen, lindin vetem 35 bebe. Domethene ne 65% te rasteve ndodhe kjo qe e shkrova me siper ose ndonje çrregullim ne fazat e mevonshme te shtatzenise.

Paç fat dhe uroj te shkoje mbare!

/komuniteti