Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është shtatzënia ime e rrezikuar?

Pershendetje doktoreshe! jam ne javen e tete te shtatzanise, mirepo para nje jave kam pasur gjakderdhje, dhe me eshte krijuar hematome afer frytit. Kam mitren dybrinjore dhe kur kam mbetur shtatzane kam qene me spirale dhe spiralja kishte qene ne anen e majte nderkaq fryti eshte krijuar ne anen e djathte. Spiralja me eshte larguar dhe me eshte sugjeruar qe ta vazhdoj shtatzanine mirepo me shqeteson fakti edhe i hematomes jam duke perdor amp. depo-progesteron cdo 3 dit 4 copa; folan tab. dhe utrogestan. Faleminderit.

Xhevahire (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Xhevahire.

Hematoma retroplacentare, është sasi e vogël gjaku e cila grumbullohet pas placentës. Si rezultat i kontraksioneve uterine, placenta shkolitet pak dhe në vëndin e shkolitjes grumbullohet një sasi gjaku. Gjatë periudhës kur hematoma është e pranishme, ekziston edhe rreziku i abortit.

Trajtimi me medikamente zhduk hematomën në dy rrugë. Ajo përthithet dhe pas 2-3 javë, në eko nuk duket asgjë. Rruga e dytë është dalja nëpërmjet rrugëve gjenitale, në formën e gjakërrjedhjes me ngjyrë të errët. Fillimi i largimit të hematomës, tregon se rreziku i abortit vjen duke u zvogëluar.

/komuniteti