Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Saktësia e testit të shtatzënisë

Ju kam shkruar edhe me heret ju falemnderoj per pergjigjen tuaj. Me keshilluat te bej testin shtepiak per te kuptuar se mos ndoshta jam shtatzene. Me doli negativ, mirepo mua me jane vonuar qe 5 dite gje qe nuk me ka ndodhur me heret, deshta vetem te di se a ti besoj ketij testi dhe te mendoj perfundimisht se nuk jam shtatzene? Ju falemnderit.

Artida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Artida.

Testi i shtatzënisë ka edhe kufizimet të ditura. Megjithatë ai dhe shenjat e tjera që shfaqen përpara fillimit të një shtatzënia, janë orientuese të asaj që pritet të ndodhë.

Më vjen keq, që shtatzënia nuk është konfirmuar me testin që ke kryer. Tashmë vetëm pas afro 10 ditë duhet të kryhesh ekografi për të verifikuar nëse shtatzënia është e pranishme apo jo.

/komuniteti