Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kilogramët gjatë shtatzënisë

E nderuar ne fillim te shtatzenise kam humbur 3 kg mirepo pas muajit te 4 kam filluar te shtoj kg gradualisht, mirepo gjate gjithe shtatzenise kam shtuar gjithsejt vetem 8 kg. A eshte normale kjo dhe a mund te jete beba ime e shendoshe duke marre parasysh se gjate gjithe shtatzenise kam ngrene vetem peme me shume per arsye se skam pas shije per ushqim tjeter flm shume.

Venera (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Besoj që je kontrolluar herë pas here, tek mjeku gjinekolog dhe ai ka vlerësuar zhvillimin e fetusit në këtë luhatje të shtimit të peshës gjatë shtatzënisë.

Nuk është normale që gjatë shtatzënisë, ushqimi të jetë i pa ekuilibruar, i shumëllojshëm dhe i njëanshëm. Rekomandohet që gruaja shtatzënë, duhet të konsumojë ushqime të ekuilibruara, të shumëllojshme dhe me kaloritë/energjitë/mineralet/vitaminat etj. të domosdoshme për mirë rritjen e bebit dhe mbajtjen e organizmit të saj në kushte sa më optimale. Korrigjoje rregjimin ushqimor, sa më shpejt të jetë e mundur.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti