Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qumështi në gji

Pershendetje doktoreshe. Jam nje nene e re nga Shkodra, kam nje problem me gjirin. Ka vetem tre jave qe kam lindur dhe pas lindje mu bllokua gjiu tani me eshte zhbllokuar por nuk po me vjen qumeshti ne gji. Kam shkuar ne maternitetin e Shkodres e me kane thene se do me vije por nuk po me vjen akoma. Cfare duhet te bej qe te me vije prap gjiu? Pres pergjigjen tuaj me padurim.

Doreta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Doreta.

Mendoj që si rrugë e parë, për korrigjimin e kësaj situate, është ta vendosësh fëmijën sa më shpesh në gji. Thithja që i bën fëmija gjirit, stimulon ardhjen e qumështit. Gjatë kësaj periudhe, të rekomandoj të përmirësosh rregjimin ushqimor duke përdorur sa më shumë qumëshin dhe nënproduktet e tij.

Uroj që situata të përmirësohet, por ka raste që qumështi i gjirit mund të humbasë që fill pas lindjes e të mos rikthehet më.  

/komuniteti