Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Planifikimi i lindjes me prerje cezariane

Me falni zonja doktoreshe, jam 8 muaj e 2 jave shtatzene, lindjen e kam me operim a mund te shkoje ne lindje si te hy ne muajin e nente, a ka ndonje ndikim negativ ose a eshte dicka keq per beben?

Gentiana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gentiana.

Lindja e planifikuar me operacion cezarian, këshillohet të kryhet pas javës së 38-39 të shtatzënisë. Argumenti qëndron tek kohëpjekja e mushkrive të bebit, që përfundon rreth kësaj periudhe, pavarësisht se pjekja e tyre mund të jetë ndihmuar me medikamente.

Besoj se mjeku që ka planifikuar lindjen tënde me operacion cezarian, e ka parasysh këtë fakt mjeksor.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti