Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Astma dhe shtatzënia

Sa eshte i rrezikshem per foshnjen perdorimi i sprejit Bekloforte gjate shtatzenise, kam pasur astme e nese me nevojitet a mund ta perdore?

Gresa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gresa.

Si rregull, shtatzënitë tek gratë me astma bronkiale, ndiqen në bashkëpunim midis mjekut gjinekolog dhe pneumolog. Por i rëndësishëm është monitorimi i funksionit të mushkrive gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, për të siguruar furnizimin me oksigjen të nënës dhe fetusit. Efektet e përdorimit të sprajtit becloforte, mbi fetusin/fëmijën janë përshkruar në fletën shoqëruese të tij. Edhe mjeku pneumolog duhet t’ua ketë sqaruar situatën, pasi edhe ti duhet ta kesh vënë në dijeni që je shtatzënë.

Mund të rekomandoj shmangjen nga ambjentet me pluhur, shmangjen nga ambjenti me polen lulesh sidomos se sezonin pranveror etj. Pas javës së 32 të shtatzënisë, monitorimi i rritjes fetale merr rëndësi shumë të veçantë.

Uroj që shtatzëninë ta kalosh sa më mirë.

Doloreza (12 vite më parë)
Pershendetje, jam ne moshen 55 vjece ne menopauze,  kam dhimbje kembesh nuk pije dot kalcium se vuaj nga veshkat, cfare me rekomandoni te bej per parandalimin e osteoporozes?

/komuniteti